Të zhgënjyer me humbjen, serbët në Vjenë sulmojnë edhe Policinë

Botërori 2018

Të zhgënjyer me humbjen, serbët në Vjenë sulmojnë edhe Policinë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 13:30
Pamje nga video

Qindra serbë janë mbledhur mbrëmë në Vjenë pas humbjes së kombëtares së tyre nga Brazili në Botërorin Rusia 2018.

Ata kanë shkaktuar incidente në rrugë me ç’rast u desh edhe intervenimi i Policisë.

Të revoltuar me rezultatet e dobëta të kombëtares së tyre ata kanë bllokuar rrugët e Vjenës duke brohoritur parulla nacionaliste.

Ata kanë gjuajtur policinë me mjete piroteknike dhe me shishe, por ata shpejt janë shpërndarë nga Policia.

Ngjashëm kanë vepruar edhe pas humbjes nga Zvicra ku golat e fitores shënuan dy futbollistët nga Kosova Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat