Armstrong: Nuk jam penduar për dopingun

Çiklizëm

Armstrong: Nuk jam penduar për dopingun

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:23
Lans Armstrong

Lans Armstrong nuk është penduar për faktin që ka përdorr mjetet e dopingut për të arritur rezultatet të majme.

“Bëmë atë që ishte e nevojshme për të fituar. Nuk ishte e ligjshme, por nuk do të ndryshoja asgjë nga e kaluara”, u shpreh në një intervistë për NBCSN ish-çiklisti amerikan Lans Armstrong.

Fituesi 7 herë radhazi i Turit të Francës, pasi pranoi se ka përdorur doping në të shkuarën, është përjashtuar përgjithnjë nga sporti dhe të gjitha rezultatet e arritura në karrierën e tij i janë zeruar.

“Nëse do të kthehesha pas, nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që kam bërë për të fituar. Nuk do të ndryshoja as mënyrën e të vepruarit. Nuk do të ndryshoja leksionet që kam mësuar në të shkuarën. Nuk do ta kisha mësuar leksionin nëse nuk do të veproja ashtu siç kam bërë”, u shpreh Armstrong.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat