Italiani Vincenzo Nibali triumfojë në etapën e 20-të, Bernal i sigurt për titull

Çiklizëm

Italiani Vincenzo Nibali triumfojë në etapën e 20-të, Bernal i sigurt për titull

Nga: Fazli Berisha Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:46
Italiani Vincenzo Nibali triumfojë në etapën e 20-të, Bernal i sigurt për titull

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 20-të
Një ditë para mbylljes së edicionit të 106-të të Tour de France, çiklistët patën një shteg të shkurtës por aspak të lehtë, pas patë një ngjitje me 8 për qind shkallë vështirësie dhe 2.365 metra lartësi.

Image

Në shtegun malor Albertville - Val Thorens i gjatë 59 kilometra, çiklisti italian Vincenzo Nibali, që pati fituar turrin në vitin 2014 ishte më i shpejti duke fituar kështu etapën e 20-të të parafundit me kohë 01h51'53'', duke lënë parapa dy çiklistët spanjollë Alejandro Valverde në vendin e dytë dhe Mikel Landa në vendin e tretë.

Pas fitores Vincenzo Nibali, u shpreh: "Ishte një ndjenjë e çlirimit kur po kapërceja rreshtin sepse disa qindra metra të fundit u ndjeva sikur nuk mbaronin kurrë. Mënyra ime e vetme për ta bërë atë ishte që të sulmoja nga larg, me epërsinë që kishim në fund të ngjitjes, Unë mund ta bëja atë, nuk kisha fituar që nga viti i kaluar ndonjë etapë, është një fitore e mirë ".
Kryesimin pas etapës së 19-të e mori kolumbiani Egan Bernal i cili, ia mori francezit Juliane Alaphilippe pas 14 ditëve prin edhe pas etapës së 20-të me kohë të përgjithshme 79h52' 52'' dhe tash Alaphlippe është vendin e pestë në renditjen e përgjithshme me ngecje +03' 45''.  

Image

Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peter Sagan 309 pikë. Mbreti i maleve me fanellën e bardhë me pika të kuqe me 86 pikë tash e bartë  francezi Romain Bardet, ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti kolumbiani  Egan Bernal  me kohë 79h52' 52'''.

Image

Çiklisti më agresiv i etapës ishte çiklisti italian Vincezo Nibali.  Kampioni aktual Thomas Geraint tashmë e ka humbur çdo gjë që ta fitojë titullin  pasi shoku i tij i skuadrës, Egan Bernal të dielën do të marrë kurorën në Champs Elysee dhe si do qoftë ata po festojnë sepse kurora mbetet në skuadrën e tyre(Team Ineos). 

Të dielën bie perdja dhe çiklistët garojnë për etapën e fundit  21-të në shtegun e sheshtë Rambouillet - Paris Champs-Élysées të gjatë 128 kilometra pa thuajse ceremoniale. Çiklistët nisën nga qyteti Rambouillet me 26.800 banorë dhe një Ekonomia: grup i 8,000 ndërmarrjeve dhe 25,000 vende pune, universitete. Sport: 9.200 anëtarë në 62 shoqata sportive. Klubet kryesore: Rambouillet Sports (atletikë, basketboll, gjimnastikë ritmike, rugby), Rambouillet Etoile Gymnique, Rambouillet Table Tennis. Ngjarjet Kulturore: gjysmë maratonë (mars), "Ramboli-Ten" (mars, gara për fëmijë dhe të rritur, 10 km), 6 orë Rambuillet (prill, peshkim në stilin amerikan), Sud-Yvelines (maj, Paris-Brest-Paris (gusht, gran fondo), kërkesë (gusht, tubim evropian i turizmit të kuajve), Corrida de Rambouillet (dhjetor, drejtimin).

Garuesit përfundojnë në Champs Elysees me 2.250.000 banorë dhe me një Ekonomi: teknologji të reja, kërkime, modë, luks, turizëm (më të vizituar në botë, rreth 30 milionë turistë çdo vit). Sport: Paris Saint-Germain (futbolli i Ligue 1 dhe ekipi i femrave, divizioni 1 i hendbollit), Stade Français Paris (Top 14 rugby). Ngjarje: 2024 Olimpiada, Maratona e Parisit dhe Gjysma Maratona, Tenisja e French Open (Roland-Garros), xhudo (Tournament Paris) etj. Ngjarje Kulturore: 31 monumente (Kulla Eiffel, Arc de Triomphe, Katedralja e Notre-Dame, Heart Sacred, Invalides, Pantheon ...), 173 muze (Louvre, Grand dhe Petit Palais, Qendra Pompidou, Orsay, Quai Branly, , 3 opera, 208 teatro dhe kabare, 430 kinema.  

Java e Modës, Festivali i Muzikës, Plazhi i Parisit, Pride March, Paris Summer District, Moonlight Cinema, Parade Techno, Streets Spring, White Night, Festivalin e Vjeshtës, Festivalin e Kopshtit të Parisit .Fete du Muguet (Maj, parada e gjithandejve), Festivali i Verës (qershor, koncerte dhe teatër në rrugë), Fete de Saint Lubin (shtator çdo dy vjet, konkursi i kuajve të kuajve, partia e kostumeve), Bienalja e Skulpturave të Kafshëve (tetor).

Image

Renditja pas etapës së 20-të- 
1. VINCENZO NIBALI        BAHRAIN – MERIDA    01H 51' 53''
2. ALEJANDRO VALVERDE    MOVISTAR TEAM        01H 52' 03''
3. MIKEL LANDA MEANA        MOVISTAR TEAM        01H 52' 07''
4. EGAN BERNAL            TEAM INEOS            01H 52' 10''
5. GERAINT THOMAS        TEAM INEOS            01H 52' 10''
6. RIGOBERTO URAN        EF EDUCATION FIRST    01H 52' 16''    
7. EMANUEL BUCHMANN        BORA - HANSGROHE    01H 52' 16''    
8. STEVEN KRUIJSWIJK        TEAM JUMBO - VISMA    01H 52' 18''
9. WOUT POELS            TEAM INEOS              01H 52' 23''
10. NAIRO QUINTANA        MOVISTAR TEAM        01H 52' 23''

Renditja e përgjithshme

1. EGAN BERNAL            TEAM INEOS            79H 52' 52''
2. GERAINT THOMAS        TEAM INEOS            79H 54' 03''    
3. STEVEN KRUIJSWIJK        TEAM JUMBO - VISMA    79H 54' 23''    
4. EMANUEL BUCHMANN        BORA - HANSGROHE    79H 54' 48''
5. JULIAN ALAPHILIPPE        DECEUNINCK - QUICK     79H 56' 37''
6. MIKEL LANDA MEANA        MOVISTAR TEAM        79H 57' 15''
7. RIGOBERTO URAN        EF EDUCATION FIRST    79H 58' 07''
8. NAIRO QUINTANA        MOVISTAR TEAM        79H 58' 22''    
9. ALEJANDRO VALVERDE    MOVISTAR TEAM        79H 59' 04''    
10     WARREN BARGUIL    211    TEAM ARKEA - SAMSIC    80H 00' 24''

Renditja e ekipeve

1. MOVISTAR TEAM            239H 45' 51''
2. TREK – SEGAFREDO        240H 33' 45''    
3. TEAM INEOS            240H 43' 43''    
4. EF EDUCATION FIRST        241H 11' 48''    
5. BORA – HANSGROHE        241H 15' 21'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat