Nuk ka çiklizëm këtë javë, shtyhet

Çiklizëm

Nuk ka çiklizëm këtë javë, shtyhet

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:22
Nuk ka çiklizëm këtë javë, shtyhet

Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton se gara është shtyrë për 19 korrik.

“Duke parë statistikat e fundit të të infektuarve dhe faktin që Ferizaj është një prej vatrave me numrin më të madh të prekurve me COVID-19, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka marrë vendim ta shtyjë për një javë garën e planifikuar që të mbahet në këtë vikend në Ferizaj.

Gara tashmë shtyhet për datën 19.07.2020 mirëpo edhe ajo datë do të mbetet subjekt i ndryshimit, në rast se situata nuk përmirësohet.

Përtej sportit tonë të dashur, është shëndeti dhe mirëqenia Juaj!
FÇK do ju njoftojë me kohë për çdo vendim/ndryshim eventual.
Kujdes PO! Panik JO!”, njofton FÇK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat