Nans Peters fiton etapën e 8-të, Adam Yates vazhdon kryesimin 

Çiklizëm

Nans Peters fiton etapën e 8-të, Adam Yates vazhdon kryesimin 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:16
Nans Peters fiton etapën e 8-të

Çiklisti francez Nans Peters (AG2R La Mondiale) fiton etapën e 8-të të “Tour de France 2020”. 
Peters ka treguar formën më të mirë në një shteg të vështirë dhe malor, në relacionin  Cazères-sur-Garonne – Loudenvielle, me gjatësi të shtegut 141 kilometra. 

Ai arriti i pari me kohë të kaluar për 04. 02' 12'' orë. 
Toms Skujins nga Letonia zuri vendin e dytë, ndërsa spanjolli Carlos Verona përfundon në pozitën e tretë. 

Britaniku Adam Yates megjithatë ruan fanellën e verdhë. Yates (Mitchelton – Scott) kryeson renditjen e përgjithshme, duke e lënë pas vetes Primozh Rogliçin (Team Jumbo – Visma).

Etapa e nëntë do të zhvillohet nesër në relacionin Pau – Laruns me gjatësi të shtegut 153 kilometra.

Etapa e 8-të
1. Nans Peters (AG2R la Mondiale)    04:02:12
2. Toms Skujins (Trek-Segafredo)    00:00:47
3. Carlos Verona (Movistar Team)    00:00:47
4. Ilnur Zakarin (CCC Team)    00:01:09
5. Neilson Powless (EF Pro Cycling)    00:01:41
6. Ben Hermans (Israel Start-Up Nation)    00:03:42
7. Quentin Pacher (B&B Hotels-Vital Concept)    00:03:42
8. Søren Kragh Andersen (Team Sunweb)    00:04:04
9. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates_    00:06:00
10. Romain Bardet (AG2R la Mondiale)        00:06:3810.  

Renditja e përgjithshme 
1. Adam Yates (Mitchelton-Scott)    34:44:52
2. Primoz Roglic (Team Jumbo-Visma)    00:00:03
3. Guillaume Martin (Cofidis)    00:00:09
4. Romain Bardet (AG2R la Mondiale)    00:00:11
5. Egan Arley Bernal Gomez (Ineos Grenadiers)    00:00:13
6. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    00:00:13
7. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    00:00:13
8. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:00:13
9. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:48
10. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:01:00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat