Garë dramatike, Caleb Ewan më i shpejti në etapën e 11-të

Çiklizëm

Garë dramatike, Caleb Ewan më i shpejti në etapën e 11-të

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:25
Foto CHRISTOPHE PETIT TESSON / AFP

Australiani Caleb Ewan (Lotto Soudal) është më i shpejti në etapën e 11-të të edicionit të 107-të të “Tour de France” në çiklizëm.  Ewan ka shënuar fitoren e dytë (e pesta në karrierën e tij) në edicionin e sivjetshëm, pasi që e kishte triumfuar edhe në etapën e tretë. Ewan u tregua më i shpejt në një garë dramatike, sidomos në finish. 

Caleb Ewan zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  04.00', 01 orë, duke lënë pas veten çiklistin e njohur sllovak Peter Sagan, pastaj irlandezin Sam Bennett, belgun Wout Van Aert etj.

Shtegu ka qenë i gjatë 167.5 kilometra në relacionin Hatelaillon-Plage-Poitiers.

Image

Çiklisti slloven Primozh Rogliç ruan fanellën e verdhë. Ai kryeson në renditjen e përgjithshme, duke e lënë pas për 21 sekonda  Egan Arley Bernal.

Etapa e 12-të mbahet nesër në relacionin Chauvigny - Sarran Correze me gjatësi të shtegut 218 kilometra.

Etapa e 11-të

1. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    04h 00' 01''-B : 10''
2. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    04h 00' 01''-B : 6''
3. Sam Bennett (Deceuninck - Quick – Step)    04h 00' 01''-B : 4''
4. Wout Van Aert (Team Jumbo – Visma)    04h 00' 01''
5. Bryan Coquard (B&B Hotels - Vital Concept P / B KTM)    04h 00' 01''
6.  Clément Venturini (La Mondiale)    04h 00' 01''
7.  Mads Pedersen (Trek – Segafredo)    04h 00' 01'
8. Luka Mezgec (    Mitchelton – Scott)    04h 00' 01''
9. Hugo Hofstetter (Israel Start-Up Nation)    04h 00' 01'
10. Oliver Naesen (AG2R La Mondiale)    04h 00' 01''

Renditja e përgjithshme
1. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma)    46:15:24
2. Egan Arley Bernal (Ineos Grenadiers)        00:00:21
3. Guillaume Martin (Cofidis)    00:00:28
4. Romain Bardet (AG2R la Mondiale)    00:00:30
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    00:00:32
6. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:00:32
7. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:44
8. Adam Yates (Mitchelton-Scott)    00:01:02
9. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    00:01:15
10. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:01:42

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat