Zvicerani Marc Hirschi triumfon në etapën e 12-të të ‘Tour de France’

Çiklizëm

Zvicerani Marc Hirschi triumfon në etapën e 12-të të ‘Tour de France’

Nga: K.Goca Më: 10 shtator 2020 Në ora: 17:52
Fotografia: Sébastien Nogier /AFP/

Talenti i madh zviceran i çiklizmit, Marc Hirschi (22 vjeç), është fituesi i etapës së 12-të të edicionit të 107 të “Tour de France 2020”.

Zvicerani ka bërë paraqitje fantastike, shënon fitoren e parë të tij. Ai ka arritur i pari në cak me kohë të kaluar për 05:08:49 orë. 

Marc Hirschi ka vulosur një fitore spektakolare në shtegun prej 218 kilometrash nga Chauvigny në Sarran. Ai kishte një shpejtësi mesatare të pabesueshme deri në 42.3 km / orë në 50 kilometrat e fundit.

Pierra Roland i Francës përfundoi i dyti dhe Soren Kragh Andersen i Danimarkës që renditet në vend të tretë.

Image

Slloveni Primozh Rogliç e mban fanellën e verdhë, si kryesues në renditjen e përgjithshme.

Nesër do të mbahet etapa e 13-të në relacionin Chatel-Guyon - Puy Mary Cantal me gjatësi të shtegut 191.5 kilometra.
 
Etapa e 12-të
1. Marc Hirschi (Team Sunweb)    05:08:49 orë
2. Pierre Rolland (B&B Hotels-Vital Concept)    00:00:47
3. Soren Kragh Andersen (Team Sunweb)    00:00:52
4. Quentin Pacher (B&B Hotels-Vital Concept)    00:00:52
5. Jesus Herrada (Cofidis)    00:00:52
6. Maximilian Schachmann (Bora-Hansgrohe)    00:00:52
7. Hugo Houle (Astana Pro Team)    00:00:52
8. Sebastien Reichenbach (Groupama-FDJ)    00:00:52
9. Kenny Elissonde (Trek-Segafredo)    00:00:56
10. Nicolas Roche ( Team Sunweb)    00:00:56

Renditja e përgjithshme 
1. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    51:26:43
2. Egan Arley Bernal (Ineos Grenadiers)        00:00:21
3. Guillaume Martin (Cofidis)    00:00:28
4. Romain Bardet (AG2R la Mondiale)    00:00:30
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    00:00:32
6. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:00:32
7. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:44
8. Adam Yates (Mitchelton-Scott)    00:01:02
9. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    00:01:15
10. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:01:42

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat