Aksidentohet rëndë nënkryetari i Federatës së Kosovës!

Çiklizëm

Aksidentohet rëndë nënkryetari i Federatës së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:15
I aksidentuari në spital

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, konfirmoi se është lënduar rëndë nënkryetari i federatës së tij. “Përsëri aksident i rëndë komunikacioni, i lënduar shumë rëndë Sabri Hyseni, nënkryetari i Federatës se Çiklizmit të Kosovës dhe trajneri i klubit të çiklizmit ‘Trepça’ nga Mitrovica”, shkruan Nuha në profilin e tij.

Nuk është hera parë që ndodhin aksidente të rënda për çiklistët e Kosovës, andaj ky është treguesi se sa e rrezikshme është të dalësh me biçikletë në rrugët e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat