Lajm i nxehtë nga Antartiku i Akullt!

Diaspora

Lajm i nxehtë nga Antartiku i Akullt!

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:50
Mrika Nikqi

ANTARATIK : 17 vjeçarja Mrika Nikqi, bëhet shqipëtarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi , në ekspediten e radhës, pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut, njofton faqja e saj në rrjetin social Facebook, duke na dhënë edhe një set me fotografi nga kjo ekspeditë.

Ajo tregon se me dt. 16.12.2018, ne ora 21:30, ata u ngjiten majën Mount Vinson, 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt. Ku simbas tyre babë e bijë për herë të parë ngritet flamuri i kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës në këtë kontinent.

Mrika Nikqi, së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi kan shkruar se : " Ju jemi falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Detaje tjera do t’ju japim shumë shpejtë, kur të jemi në kampin bazë. " Por për më shumë thonë ata vizitoni ëebfaqen e tyre ne linkun e meposhtem: https://bit.ly/2R15UU2

Në atë që ata e kan quajtur lajm i nxehtë nga antarktiku i akullt! 17 vjeçarja nga Kosova me pashaport shqiptare Mrika Nikqi, së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi , në ekspediten e radhës, mbasi pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarkti... shkruan për një pritje plot ankth në javën e tretë, të kësaj ekspedite në përballjen me acarin dhe erërat e Antarktikut.

"Mrika dhe babai i saj Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb me dt.16.12.2018 , së bashku me ekipen e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem arriten në kampin bazë me dt.17.12.2018. Edhe pse në Kampin Bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacier. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në Kamp, dhe është dita e 16-të e tyre duke rezistuar dhe duke u përballur me natyrën e këtij kontinenti , përkundër limiteve që dita e 10 – 11 do të duhej të ishte në Union Glacier."

Në faqen e tyre në Facebook, ata kanë shkruar se :" Ky është Anatrktiku i paparashikueshëm, dhe Mrika e Niti së bashku më ekipen po sfidohen duke përjetuar eksperiencën që vetëm ata do të dijnë të na e përshkruajnë. Lajmet në vijim do të vijnë kur të kemi të reja nga Anarktiku .

" 27 Dhjetor Suksesi i madh vjen me sfida te medha! Sot eshte dita e 11-te qe Mrika dhe ekipi jane ende ne Kampin Baze Vinson, moti ka filluar te permiresohet, ekipi i logjistikes eshte gjithmone ne vezhgim 24 oresh te mundesise se re per tu kthyer. Ekipi i Mrikës se bashku me aplinistë te ekipeve tjera, janë duke qëndruar te fortë dhe pozitiv. Të gjithë hapat e nevojshëm janë ndërrmarur në mënyrë që të mos rrezikohet askush në kamp. Parashikimet e motit duken shumë të mira për ditët në vijim dhe shpresojmë që shumë shpejtë të ju informojmë me lajme te mira!" shkruajn Mrika Nikqi, që së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi bëhet shqipëtarja e parë në botë, në majën më të lart në botë të akullt Anatrikut - fundin e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat