Djali i prezantueses së njohur kërkon 1 milionë euro nga dy shqiptarë e shokët e tyre - Bota Sot
Djali i prezantueses së njohur kërkon 1 milionë euro nga dy shqiptarë e shokët e tyre

Diaspora

Djali i prezantueses së njohur kërkon 1 milionë euro nga dy shqiptarë e shokët e tyre

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:56
Nicolo Betarini dhe avokatja e tij Alessandra Calabrò

Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe e i ish futbollistit Stefano Bettarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij.  

Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj 24 vjeç e Andi Arapi 29 vjec.

Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018 pranë një diskoteke të njohur në qytetin e Milanos.  

Nicolo Bettarini është qëlluar me 11 goditje me thikë si dhe është dhunuar fizikisht nga 4 të akuzuarit.

Avokatja Alessandra Calabrò, në emër të klientit të saj, ka kërkuar 1 milionë euro dëmshpërblim së bashku me kërkesën e prokurorit të çështjes i cili ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit.

Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit Albano Jakaj i ka kërkuar trupit gjykues masa lehtësuese për ndryshimin akuzës nga grindje e dhunshme për motive të kota në grindje të dhunshme për motive provokuese.

Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëherëshëm të 500 mijë eurove nga 1 milionë që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit.

Dy të akuzuarit e tjerë italianë janë; Alessandro Ferzoco, 23 vjec e 29 vjecari Davide Caddeo me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...