Kosova me Ambasadë në Portugali, Ambasadori Kryeziu i dorëzon kredencialet Presidentit, Marcelo Rebelo de Sousa

Diaspora

Kosova me Ambasadë në Portugali, Ambasadori Kryeziu i dorëzon kredencialet Presidentit, Marcelo Rebelo de Sousa

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:56
Ylber Kryeziu

Lisbonë Portugal, (10 dhjetor 2018) – Republika e Kosovës ka bërë edhe një shtrirje të re diplomatike në Evropë me hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës edhe në një shtet të rëndësishëm në Evropë, i cili është anëtarë i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Republikën portugeze.

Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës u akreditua edhe zyrtarisht, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, z. Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa.

Me këtë rast, Ambasadori Kryeziu i përcolli Presidentit të këtij shteti de Sousa urimet e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe përkushtimin Institucional për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ambasador i Kosovës në Lisbona Portugali - Ylber Kryeziu

Studjoi per diplomaci në Universitetin për Paqe - Universiteti i Ankarasë - Turqi.

Shërbeu në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork prej 1 qershor 2014 deri ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar 2018.

Eshtë i martuar me Rrezarta Hoxha Kryeziu prej 20 gushtit 2011 dhe ka një djalë.

Ai është një ambasador i ri në moshë - ashtu si dhe vet shteti i tij që ka 11 vjet që ka shpallur pavarësinë e saj , duke e emëruar ambasadori i Kosovës në Republikën Portugeze, si ambasadori i parë në këtë vend me Ambasadën e parë në Portugali .

Republika e Kosovës vendosi të hap për herë të parë Ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar, veprim ky, që u mirëprit dhe vlerësua lart edhe nga autoritetet e shtetit pritës, shkruajti Ministria e Jashtme e Kosovës per Ambasaden e saj ne Lisbon - Portugali.

Portugalia e kishte njohur Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë( qershor 2008) dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në Organizatat Ndërkombëtare, shkruan në uebfaqen e saj Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Ylber Kryeziu, bashkëshortja e tij Rezarta Hoxha Kryeziu dhe djali i tyre, tashmë kan nisur qëndrimin e tyre në Lisbonë - Portugali, për të kryer mandatin katërvjeçar, simbas statusit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës, zyrtarisht.

Z. Kryeziu e filloi karrierën e tij me Shërbimin Diplomatik në Nju Jork, Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në SHBA, duke kryer rolin e diplomatit të lart në këtë konsullat përpara se të emërohej në Portugali.

Para emërimit të tij në Portugali, ai i dallua së bashku me shefat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në SHBA, (Bekim Sejdiu, Vlora Citaku dhe Teuta Sahatqija) stafin e tyre diplomatik, për lidhjet e forta dhe të rëndësishme që vendosën ata jo vetëm me diplomacinë ndërkombëtare, ambasadat qe e kan njohur dhe disa nga ato qe nuk e kan njohur deri tani, por edhe me komunitetin shqiptar dhe individ të vecantë - veprimtar të dalluar të komunitetit vendosen lidhje te ndersjellta te shkelqyera.

Image

Vitet e fundit sa shërbeu në Nju Jork, ai me shefen e tij Ambasadoren Teuta Sahatqija, diplomatët e tjer , Albana Bylykbashi, Butrint Ymeri, Ines Demiri, Fatmir Zajmi, - morën pjesë në krah të Ambasadores së Kosovës në Uashington Vlora Citaku, në margjinat e Kombeve të Bashkuara, vecanërisht debatet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit dhe takimet me Ambasadorët e vendeve të huaja, përfshirë SHBA, Gjermaninë, Italinë, Francën, Anglinë, dhe Japoninë.

Image

Ata shoqëruan në të gjitha veprimtarit e tyre në Nju Jork, udhëheqësit e Republikës së Kosovës, Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvnedit, të Kosovës, deputet dhe lider, student te ekselences, dhe njerez te sukseshem, veprimtar të njohur nga Kosova.

Duke paraqitur letrën e besimit - Kredencialet tek Presidenti i Republikës Portugeze Marcelo Rebelo de Souza ai shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se :” Unë jam shumë i nderuar që shërbej si ambasadori i parë rezident i Republikës së Kosovës në Kosovë, në Lisbon! Portugal”

Image

“Miq te dashur, ceremonia e dorezimit te letrave kredenciale Presidentit Marcelo paraqet momentin me solemn te arritjeve te mia ne keto dhjete vitet e sherbimit tim ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Intonimi i Himninit te Kosoves nga Garda Kombetare, me beri krenar per vendin te cilit i perkas duke me dhuruar njeheresh perjetimin me emocional ne jeten time, mendoj do te jete edhe i paperseritshem per mua. Falenderoj Kreret e Shtetit qe me dhane mundesine dhe besimin per te sherbyer si Ambasador i pare resident i Republikes se Kosoves ne Portugali. Falenderoj gjithashtu te gjithe koleget e Ministrise per perkrahjen dhe miqesine e deshmuar ndere vite. Falenderoj familjen time per sakrificen dhe te gjithe shoket dhe miqt nga Kosova ne Amerike. Kam marre shume mesazhe urimi qe nga mengjesi prandaj vendosa t’Ju falenderoj permes fb dhe t’Ju uroj shendet dhe mbaresi kudo qe ndodheni. Ketu jane edhe disa fotografi nga ceremoniali shteteror” shkruan Ambasadori Kryeziu - duke u lutur “Zoti i bekofte marredheniet e forta ne mes te dy shteteve tona!” shkruajti Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Lisbone Portugali z. Ylber Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat