Aksion i policisë në Itali, arrestohen shqiptarë e tunizianë

Diaspora

Aksion i policisë në Itali, arrestohen shqiptarë e tunizianë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:25
Policia italiane

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-tuniziane, ndërsa ka arrestuar 13 persona. Operacioni është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme mes Venezias dhe Padovas.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter, ndërsa hetimet kanë nisur në 2007 si pasojë e vdekjeve nga mbidoza e heroinës.

Mediat italiane ende nuk kanë publikuar emrat e shqiptarëve që janë arrestuar nga operacioni dhe sasinë e lëndëve narkotike që është sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat