18 vjet burg për shqiptarin, qëlloi me plumb në zemër rivalin në kontrollin e prostitutave

Diaspora

18 vjet burg për shqiptarin, qëlloi me plumb në zemër rivalin në kontrollin e prostitutave

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:08
Emiliano Bigmeti

Gjykata ka dhënë vendim për shqiptarin, i cili në sherr e sipër ka vrarë një tjetër bashkëkombas, pasi janë zënë për kontrollin e prostitutave në një klub nate në Cermenate të Italisë. Shqiptari Emiliano Bigmeti, 23 vjeç, i cili më 15 shtator 2017, vrau me armë zjarri bashkatdhetarin Ilir Berisha, 24 vjeç u dënua 18 vjet burgim.

Sipas hetuesve, krimi ndodhi gjatë një mosmarrëveshjeje midis të dyve për kontrollin e hapësirës për aktivitetet e prostitutave në Evropën Lindore. Ilir Berisha u qëllua me plumb në zemër, mbrëmjen e 15 shtatorit.

Pavarësisht kësaj, 24-vjeçari gjeti vdekjen pak minuta më vonë. Autori i vrasjes u arrestua disa ditë pas krimit në Curmayeur. Ai ndoshta po përpiqej të linte Italinë dhe të ikte jashtë vendit. Prokuroria kërkoi dënimin e shqiptarit 20 vjet burgim, por përfundimisht u dënua 18 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat