Tuz: Fushata parazgjedhore fillon me ekcese, heqet panoja zgjedhore e Forumit Shqiptar

Diaspora

Tuz: Fushata parazgjedhore fillon me ekcese, heqet panoja zgjedhore e Forumit Shqiptar

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Ilustrim

Akti anti-demokratik dhe anti-njerëzor që po e përcjellë këtë fushatë parazgjedhore, edhe përmes heqjes edhe dëmtimit të panove reklamuese, të Forumit Shqiptar, dëshmon se humbësve te këtyre zgjedhjeve nuk u ka mbet “argument” tjetër, kundër të së drejtës sublime, që lirshëm të vendoset për fatin e vet, e që është njëri ndër qëllimet e koalicionit shqiptar.

Të nderuar qytetarë,

Kjo dëshmon se antishqiptarët janë në PANIK, sepse e kanë kuptuar humbjen!

Prandaj provojnë, në mënyrat më të ulëta, të sulmojnë FORUMIN SHQIPTAR, duke prishur reklamat tona natën, dhe duke na sulmuar përmes faqeve të rrejshme sociale!

Nëse jeni shqiptarë thuajeni haptas, e jo mbas shpine, se kështu si ju, veprojnë vetëm antishqiptarët dashakëqij të Malësisë.

Ju bëjmë thirrje publike, larg duart nga Forumi Shqiptar, se do të pendoheni!

Duhet ta dini o mjeranë, se veprimet e tilla asnjëherë nuk do te na ndalin ne misionin që i kemi vënë vetes, përkundrazi, do të na forcojnë në bindjen se Malësia nuk guxon të mbetet në duar tuaja.

Forumi shqiptar dënon çdo akt të këtij lloji, duke apeluar edhe nëpërmes të kësaj komunikate, te të gjithë ata të cilët e duan Malësinë, dhe të ardhmen e sajë, t’i bashkëngjiten listës fituese, koalicionit shqiptar “Malësia na bashkon”.

Forumi Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat