Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me kokainë

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me kokainë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:27
Ilustrim

Policia në Xhenova të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë të cilët u kapën me një sasi kokaine.

Ata janë Aurel Hasanaj, 30 vjeç, dhe Meti Lika, 35 vjec, të cilët u kapën me 3 kilogram e gjysmë kokainë gjatë një kontrolli në rrugë.

Në automjetin me të cilën po udhëtonin tip Fiat Doblo janë gjetur të fshehura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kg e gjysëm.

Pas kontrollit në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe rreth 50 gramë të tjera kokainë si dhe instrumente për konfeksionimin e saj.

Të dy shqiptarët rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë, ku më herët për Meti Likën ishte lëshuar urdhër dëbimi nga territori italian deri më vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat