Ky është shqiptari i rrezikshëm që kërkohet nga policia - Bota Sot
Ky është shqiptari i rrezikshëm që kërkohet nga policia

Diaspora

Ky është shqiptari i rrezikshëm që kërkohet nga policia

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:19
Astrit Hasani

Një nga katër shqiptarët e arratisur nga paraburgimi i Athinës në fillim të muajit Qershor vijon të jetë në kërkim. Policia greke ka publikuar foton e shqiptarit që është ende në kërkim prej 4 ditësh, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që të japin informacion nëse kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Por, njëkohësisht autoritetet bëjnë thirrje edhe për kujdes, pasi shqiptari konsiderohet i rrezikshëm.

Ai ka disa identitete dhe mosha të ndryshme. Bëhet fjalë për Astrit Hasanin 35 vjeç, i cili përdor edhe emrat Titi dhe Jorgo, si dhe mbiemrat Asani, Hasan, Ashani, Astri, Xhelo. Policia e Athinës thotë se 35-vjeçari figuron edhe me moshë të ndryshuar; 36 vjeç, 34 vjeç ose 33 vjeç.

Autoritetet greke e konsiderojnë person me rrezikshmëri dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë i armatosur. Astrit Hasani është i dënuar për vrasjen e një 30-vjeçari grek në vitin 2012, dhe në të paktën 8 raste ka qenë i përfshirë në shkëmbim zjarri me policinë.

35-vjeçari u arratis nga paraburgimi i Athinës së bashku me 3 shqiptarë të tjerë. Këta të fundit janë kapur dhe janë dërguar sërish prapa hekurave, teksa në kërkim është vetëm Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...