Vritet 18 vjeçari shqiptar në Itali, pas sherrit në një ndeshje futbolli mes adoleshentësh

Diaspora

Vritet 18 vjeçari shqiptar në Itali, pas sherrit në një ndeshje futbolli mes adoleshentësh

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:38
Itali

Ermal Halili, 18 vjeç raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Udines.

Ai u plagos me thikë gjatë një sherri të dhunshëm me një 17 vjeçar shqiptar tjetër.

Shkak u vdekjes së të riut sipas mjekëve të Udines ka aenë fakti se goditja me thikë i ka prekur zemrën. Në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm dhe vëllai binjak i viktimës.

Autori i krimit është vënë nën pranga me akuzën e “vrasjes së qëllimshme”.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshje futbolli në një park në lagjen San Domenico në Udine.

Autori i krimit është një minoren shqiptar në Itali, pa familje, i cili strehohet në qendrën e emigrantëve minorenë të Udinezes.

Si motiv të këtij krimi polica tha se ka qenë një grindje mes dy shqiptarëve, pas një ndeshje futbollit zhvilluar të dielën e fundit.

Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t’u sqaruar. Por kjo nuk ka ndodhur dhe 17-vjeçari e ka goditur atë me thikë, ndërsa Ermal Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udines ku dhe është operuar, por nuk ka mundur të mbijetonte nga plagët e marra.

Pritet të  zhvillohet edhe autopsia, me kërkesë të Prokurorisë së Tirestes.

Shkak u vdekjes së të riut sipas mjekëve të Udines ka qenë fakti se goditja me thikë i ka prekur zemrën. Në momentin e ngjarjes, duke luajtur futboll, ka qenë i pranishëm dhe vëllai binjak i viktimës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat