Shqiptari kapet mat në Skoci në fermën me kanabis me vlerë 200 mijë paund - Bota Sot
Shqiptari kapet mat në Skoci në fermën me kanabis me vlerë 200 mijë paund

Diaspora

Shqiptari kapet mat në Skoci në fermën me kanabis me vlerë 200 mijë paund

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:39
Skoci

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë skoceze ditën e djeshme, pasi u kap ndërsa kujdesej për një fermë me kanabis, me vlerë 200 mijë paund.

Sipas mediave të huaja shqiptari, Mirjan Kastrati pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ishte “burgosur” për 30 muaj, në mënyrë që të kujdesej për fermën e kanabisit, në qendër të qytetit Galashiels.

Sipas tij, ai kishte ikur nga Shqipëria nga frika se mund ta vrisnin dhe se i duhej të paguante 16 mijë paund trafikantëve, të cilët e morën në Angli.

Ai shton më tej se për t’i paguar borxhin ishte detyruar të kujdesej për fermën e kanabisit. Në ndërtesë policia gjeti 700 rrënjë bime kanabis si dhe 30-vjeçarin i cili po flinte në kuzhinën e banesës. Kastrati këmbënguli se ai nuk kishte luajtur asnjë rol në ngritjen e fermës dhe se sipas tij as që e dinte se ishte në Skoci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...