Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar - Bota Sot
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:18
Ilustrim

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është i riu Andi Grori, me origjinë shqiptare dhe banor në Castelfranco Emilia, i cili ishte në timon.

Dy personat e tjerë, një 22 vjeçar dhe një 21 vjeçar, që ishin me të në makinë janë lënduar, njëri në gjendje kritike për jetën.

Policia që ka bërë hetimet në vend ka theksuar se në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi dhe dyshimet e para janë se shqiptari ka humbur drejtimin e mjetit, ose nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...