Reagim zyrtar - Bota Sot
Reagim zyrtar

Diaspora

Reagim zyrtar

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 13:22
Lobi

Të nderuar bashkatdhetarë, Sot nga njerëz të pa autorizuar është lëshuar një e ashtuquajtur "Komunikatë" në faqen tonë zyrtare me qëllim të keqëperdorimit të emrit të organizatës dhe dezinformimit të Mërgates dhe mbarë opinionit shqiptar, pasi që e njëjta është uzurpuar. Të ndeuar bashkëtdhetarë, Përmes këtij reagimi zyrtar ju njoftojmë se e ashtuquajtura "Komunikata"e publikuar në faqen tonë zyrtare është vepër e papërgjegjshme e tre oponentëve të skaduar, të cilët qëllimisht dhe me tëndencë të përvetësimit, pengimit dhe dëmtimit të imazhit të organizatës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe kryetarit të saj, dëshirojnë të krijojnë huti në opinion, pikërisht në kohën kur Organizata është strukturuar dhe organizuar nëpër shumë shtete të Europës. Të nderuar bashkatdhetar, Jemi të detyruar t’ju përkujtojmë se Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, pas marrjes së iniciativës më 20 Shkurt 2016, është themeluar me 17 Dhjetor 2016 në Asamblenë e Parë Zgjedhore, në qytetin Lörrach të Gjermanisë, me ç’rast pas një proçesi zgjedhor demokratik dhe shumë transparent, me vota të fshehta, ka formuar Kryesinë e cila përfaqësohet nga të gjitha Degët e themeluara gjerë atëherë, duke miratuar unanimisht dhe në menyrë solemne, Statutin dhe Platformen organizates. Lobi Euro –Atlantik Shqiptar, të nderuar bashkëatdhtarë, është organizatë mbarëkombëtare, gjithëpërfshirëse me karakter ndërkombëtar që bashkon dhe organizon Mërgatën Shqiptare anë e mbarë botës, nën një strukturë të qëndrueshme dhe inkluzive veprimi. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është legjitim - zyrtarizuar i regjistruar pranë gjykatës kompetente në Lörach të Gjermanisë, aty ku ka selinë qendrore, si dhe është publikuar në Gazetën zyrtare. Kryesia Qëndrore e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar - legjitim është zgjedhur me vota të lira-demokratike dhe të fshefta, me kundërkandidatë dhe me një Komison zgjedhor të pavarur, vepron në bazë të legjitimitetit të plotë që buron nga Degët e themeluara në shumë shtete të Europës, sikurse në: Gjermani, Norvegji,Zvicër, Belgjikë, Austri, Itali, Kalabri, Greqie,ndërsa vazhdon shtrirjen edhe në shtetet tjera gjithandej ku ka shqiptarë.

Aktivitetet e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar - legjitim janë transparente, sepse ato prezantohën para publikut dhe opinionit mbarë shqiptar përmes faqeve tona zyrtare në : http://lobishqiptar.org/ dhe Facebook (i cili nga sot është i uzurpuar) nga njerëz të papërgjegjshëm. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar - legjitim që nga fillimi në menyrë transparante ka informuar Mërgatën Shqiptare për konceptin, vizionin, seriozitetin dhe autoritetin e organizatës dhe do të vazhdoj ta bëjë të njënjtën gjë edhe me tutje. Të nderuar bashkëatdhtarë, Ju e dini se personat të cilët nuk e respektojnë Statutin e organizatës, nuk respektojnë vendimet e shumicës, por zgjedhin rrugën e pengesave me qëllime arbitrare për të penguar proçeset, përgjegjien e gjëjnë duke u sanksionuar në bazë të dispozitave statutare të organizatës. I tillë ishte fati i uzurpatorëve të faqes zyrtare të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar – legjitim, të cilët po tentojnë të fyejnë figuren e Kryetarit dhe Kryesinë qëndrore të Organizatës përmes komunikatave ilegale. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar - legjitim është Organizatë Mbarëkombëtare me karakter dhe shtrirje ndërkombëtare e Mërtgatës të respektuar shqiptare. Organizata në të cilën thirren autorët e uzurpimit të faqes tonë zyrtare nuk ekziston, nuk është e regjistruar, nuk ka kurrfar strukture të organizimit, nuk ka Asamble themelimi, ashtu sikurse nuk ka Kryesi, nuk ka legjitimitet, përveç disa satelitë të përjashtuar dhe vetë-larguar dhe fatkeqësisht të manipuluar e pavetëdie kombëtare, po tentojnë të pengojnë Bashkimin dhe strukturimin e Mërgates shqiptare anë e mbarë botës. Prandaj të nderuar bashkëatdhtarë, U detyruam që të ju njoftojmë zytarisht se e ashtuquajtura“Komunikata” e publikuar në faqen zyrtare të Lobit, ka për qëllim shantazhimin dhe pengimin e organizimit dhe strukturimit të Mërgates Shqiptare dhe njollosjen e Anëtarëve që gëzojnë legjitimitetin përmes proçeseve demokratike të organizimit. Syndromi i bajraktarizmit i cili po i dominon personat në fjalë, nxitë ata që për të disaten herë me radhë në menyrë manipulative të keqëperdorin faqen dhe emrin e Organizatës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Prandaj Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, reagon duke dënuar ashpër përpjekjet e

këtyre personave për keqëperdorimin e faqes zyrtare si dhe emrin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar - legjitim, duke krijuar situata të paqëna, duke manipuluar Mërgaten dhe opinionin publik shqiptar. Me këtë rast i bëjmë thirrje publike Mergatës tonë, përfaqësuesve institucional të shteteve tona, si dhe mediave që të mos bëhën pre e manipulimeve të këtyre individëve të cilët duke uzurpuar faqen tonë zyrtare pengojnë punën shumë serioze të organizatës tonë.

Më 23.10.2019,
Lörrach,
Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar
Kryetar, Shukri Ymeri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat