Dy shqiptarë kapen me plantacion kanabisi në Spanjë, përplasen me policinë gjatë arrestimit

Diaspora

Dy shqiptarë kapen me plantacion kanabisi në Spanjë, përplasen me policinë gjatë arrestimit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet spanjolle kanë arrestua dy shqiptarë, pasi u kapën me një plantacion marijuanë me peshë rreth 50 kg.

Sipas mediave spanjolle, të arrestuarit kishin fshehur plantacionin brenda një ndërtese në komunën Tarragonès në Roda de Barà.

Forcat e policisë sekuestruan gjithashtu edhe 9 kg boçe të thara të marijuanës gati për t’u shitur, një armë dhe një jelek antiplumb. Njëri nga të arrestuarit u përpoq të largohej me makinë dhe u përplas me disa automjete zyrtare të Gardës Civile. Më pas, u përpoq të largohej në këmbë por u neutralizua.

Dy të arrestuarit, të moshës 30 dhe 32 vjeç, kanë hyrë në burg me urdhër të gjykatësit. Hetimi filloi pasi u pikasën lëvizjet e njerëzve që hynin dhe dilnin nga ndërtesa.

Ata akuzohen për trafik droge vjedhje të energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje, krijimin e një grupi kriminal dhe sulm ndaj një agjenti të policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat