Në Malmö të Suedisë festohet Darka e Lamës

Diaspora

Në Malmö të Suedisë festohet Darka e Lamës

Nga: Feriz Ferizi Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 08:21
Darka e Lamës

Duke i përshëndetur të pranishmit, Ismail Jashanica, udhëheqës i Shoqatës, tha s'e darka e lamës është një festë na që na bashkon të gjithëve. Pikërisht për këtë qëllim kemi bërë këtë organizim që jenë të pranishëm edhe gjenerata e reja, që të njihen edhe ata më për së afërmi me rëndësinë e kësaj feste tradicionale.

Duke folur për darkën e lamës, Prof.dr.Muhamet Shatri, zyrtar ndërlidhës me shoqata në Qendrën Kulturore të Kosovës në Suedi, tha s'e tek populli ynë janë ruajtur brez pas brezi traditat pagane si pjesë e formimit të identitetit tonë kombëtar. Lama sipas prof Shatrit ishte një vend i rrafshët, përjashtim bënin viset kodrinore-malore, ku shireshin të korrat, gruri apo më vonë misri dhe bereqetet tjera. Kur përfundonin të korrat dhe futej misri në kosh, atëherë organizohej darka e lamës, nëpër odat tona, duke ftuar miq të afërm dhe duke u ofruar atyre ushqime tradicionale. Duke folur për rëndësinë e kësaj festë, ai tha s’e ishte solidariteti tek njerëzit tanë, të cilët e ndihmonin njëri-tjetrin për të përfunduar me sukses të korrat dhe sa më shumë bereqete. Duke e ditur rëndësinë e darkës së lamës, ish presidenti historik, dr Ibrahim Rugova e shpalli festë zyrtare që nga viti 2002, përfundoj prof Shatri. Edhe pjesëmarrësit tjerë (kompozitori Ahmet Bella, profesori Bedri Paci, ish-udhëheqësi i Qendrës kulturore, Xhevat Isufi, përkthyesi i njohur Ismail Rugova dhe Mustafë Bajramaj, në emër të Shoqatave të dala nga lufta) folën për rëndësinë e darkës së lamës, duke falënderuar me theks të veçantë Shoqatën Dora e Artë për organizimin e festës sonë tradicionale.

Në fund të festës u nda ushqim i begatë tradicional me specialitete të ndryshme për pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat