Babai që vrau vajzën po mbahet në spital psikiatrik. Çfarë deklaroi sot në gjyq përmes Skype

Diaspora

Babai që vrau vajzën po mbahet në spital psikiatrik. Çfarë deklaroi sot në gjyq përmes Skype

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:25
Sabrina dhe Petrit Lekaj

Petrit Lekaj e ka pranuar se e ka vrarë vajzën e tij. Kështu raportojnë mediat e huaja sot, duke shkruar se shqiptari u shfaq përmes një lidhje me Skype në Gjykatën Supreme ku e ripranoi fajin për vrasjen e Sabrina Lekaj. Ai eshte i mbyllur tashme ne nje spital psikiatrik ku raportohet se gjendja e tij nuk eshte e mire.

Studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës në muajin korrik të këtij viti. Brenda mjetetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.

Sic shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistër psikiatër për të akuzuarin i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.

Edhe nëna e Sabrinës, mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim.

Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.

Ai tha se ka pasur disa vonesa për shkak të shëndetit të klientit të tij. Në gjykatë sot, avokati i tij mbrojtjes Ben Sale tha se vendimi për fajësinë e tij ishte arritur pasi ishin marrë shumë ceshtje “ne konsiderate”.

Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin per gjykimin deri më 4 shkurt. Një tjetër media raporton se shqiptari ka pasur nje te kaluar jo te paster, pasi i kane zbuluar se ka qene i dënuar për drogë perpara 20 vjetesh.

Sic shkruajne mediat e huaja, 49-vjeçari u dergua në James Nash House, institucioni ku mbahen personat e paraburgosur qe vuajne nga probleme te shëndetit mendor, në Adelaide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat