Në Ängelholm të Suedisë shkëlqyen fëmijët e shoqatës kulturore shqiptare ”Nëna Terezë”, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Në Ängelholm të Suedisë shkëlqyen fëmijët e shoqatës kulturore shqiptare ”Nëna Terezë”, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 09:17
Suedi

Në lokalin e përmbushur përplot bashkatdhetarë me familjet e tyre, pas intonimit të himnit Dardan, mbrëmja festive filloj me këngën “Baresha” në nderim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila ndërroj jetë më 07.02.2020

Në këtë manifestim u shfaq një program i pasur kulturor, nga fëmijët e shkëlqyeshëm të komunë së Ängelholmit dhe komunave për rreth, të udhëhequr nga koreografi Besam Istrefi, i cili u pëlqye jashtë mase nga të pranishmit dhe u përcoll me duartrokitje të gjata frenetike.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm të Suedisë (SHKSH), që nga themelimi i saj e deri me tash ka zhvilluar një aktivitet jashtëzakonisht të dendur në të gjitha fushat me interes për komunitetin shqiptar që jeton në këtë qytet bregdetar. Aktiviteti i saj i pasur e me përmbajtje atdhetare, dokumentohet me punën e saj të larmishme që kanë zhvilluar anëtarët e saj të vyer. Puna më e veçantë është bërë në përfshirjen e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare, afirmimin dhe sensibilizimin e kulturës, traditës dhe historisë shqiptare në praninë e shoqërisë suedeze dhe kombeve tjera. S’do mend se duke i falënderuar anëtarët e kësaj shoqate, komuniteti shqiptar ka dhënë kontribut të madh në të gjitha proceset me rëndësi e posaçërisht në ndihmën e afruar për popullatën në Kosovën, që ishte nën okupimin klasik të Serbisë. U dhanë shumë mjete për familje e individ me nevoja të veçanta, ndërsa ata ishin edhe pagues të rregullt të Trepërqindshit dhe ndihmuan edhe çlirimin e vendit nga okupatori barbar serb. Nuk janë lënë anash as aktivitetet e shumta kulturore e sportive që janë zhvilluar në këtë qytet, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komunitetit suedez, të cilët kanë shprehur gjithëherë konsideratë të lartë për bashkatdhetarët tanë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë komunë. Kjo shoqatë në fokus të interesimit kishte edhe shënimin e datave të rëndësishme të historisë sonë.

Në kuadër të aktiviteteve tradicionale dhe të pandalshme, më 15 shkurt 2020 SHKSH “Nëna Terezë” në një atmosferë të mrekullushme, organizoj 12 vjetorin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

Për ndër të kësaj date të rëndësishme një fjalë hyrëse e kishte përgatitur Rrahman Rrahmani, kryetar i kësaj shoqate i cili pasi përshëndeti kryesinë e Shoqatës Ali Zejnullahun, Ferki Hisenin, Ahmet Ahmetin, Abedin Bahtirin, Arben Hasanin, Besam Istrefin, pastaj kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani”, për Suedi z. Hysen Ibrahimi, solistët e kësaj mbrëmje, z. Burhan Beqiri, z. Shpëtim Jetullahu dhe z. Astrit Shkupollin, të cilët në baza vullnetare pa pagesë, janë çdo herë së bashku me fëmijët dhe bashkatdhetarët e komunave Ängelholm, Båstad dhe Helsingborg. Ai, në vazhdim tha:

17 Shkurti i vitit 2008 është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës martire, por edhe e gjithë kombit tonë faqebardhë, në përpjekjet e tij titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për ëndrrën e tij drejtë integrimit në familjen evropiane.

Image

Ne duhet të jemi krenar që sot kur festojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, t’a kujtojm ideatorin e kësaj pavarësie ish Presidentin e parë shpirtëror e historik të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, i cili ishte njeriu më emblematik i kohës, kur në momentet më të vështira mbrojti popullin e Kosovës, me mençuri dhe largëpamësi me politikën e tij vizionare. Filozofia politike e ish Presidentit Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur se Kosova e meriton përkrahjen e SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme perendimore për pavarësisnë e saj. Me të drejtë ne sot e quajm: ”Epoka e Ibrahim Rugovës”.

Në këtë ditëlindje të shtetit tonë vlerësojmë lartë sakrificën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, pastaj familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave dhe baballarëve të atdhetarëve tanë gjithëkombëtar dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë ditë që sot ne po e gëzojmë.

Gjithsesi, mbështetje të madhe kësaj filozofie i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetëruar siç ishte Shën Nëna Terezë (Gonxhe Bojaxhiu), që me krenari e mbajmë emrin e shoqatës sonë kulturore shqiptare në Ängelohm.

Kjo pavarësi ka kërkuar shumë mund, shumë politikë, shumë gjak. Është kërkuar angazhimi i të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri, Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të Zi dhe Mërgatë. Duke i bashkuar të gjitha këto forca dhe me përkrahjen e miqëve tanë të Evropës, në këtë rast edhe Suedisë dhe në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne ia dolëm që të pavarësohemi dhe sot jemi shtet sovran dhe i pavarur.

Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj. Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai. Zoti i bekoft SHBA-në, BE-në, popullin suedez dhe miqtë tanë kudo që ndodhen, përfundoj fjalën e tij z. Rrahmani.

Programi muzikor, me këngë dhe valle popullore, ka vazhduar deri në orët e vona të mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat