Aksident në Itali, humb jetën një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve - Bota Sot
Aksident në Itali, humb jetën një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

Diaspora

Aksident në Itali, humb jetën një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 47- vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik me makinë në Itali.

Sipas mediave të vendit fqinj aksident tragjik ndodhi rreth orës 12.30 në unazën Vignola në zonën e Modenas.

Violeta Caka, 47 vjeçe, qytetare italiane me origjinë shqiptare, banonte në Marano.

Sipas një rindërtimi të fakteve, ajo po udhëtonte drejt Maranos, kur është goditur nga një tjetër mjet që drejtohej nga një 42-vjeçar banor në Modena.

Shqiptarja ishte nënë e tre fëmijëve.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat