E shtrinë në tokë dhe e shkelmuan në bark e kokë, aqsa përfundoi në spital me trauma në tru.
Kjo është ngjarja që ka ndodhur në stacionin e trenit në Cengliano të Italisë, ku tre të rinj italianë kanë rrahur barbarisht një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria.
Media vendase raporton se raporton se i riu është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë një sërë goditjesh në kokë.
Mbi ngjarjen ka reaguar dhe kryebashkiaku i zonës Fabio Chies, i cili i ka bërë thirje autoriteteve policore që të kapin keqbërësit. Ende nuk është mësuar arsyeja e sherrit mes të rinjve, teksa kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e rrahjes së shqiptarit./Express