Pak nga të gjitha prej Diasporës

Diaspora

Pak nga të gjitha prej Diasporës

Nga: Petrit R Aliaj Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:49
Ilustrim

Sa herë që shkoj në qytetin tim të lindjes,përshëndetjen e parë e marr nga flladi i detit me të cilin më lidhin shumë kujtime të bukura të fëmijërisë,rinisë e deri në largimin e detyruar nga Atdheu së bashku me familjen. Ndërsa këtë rrallë,përshëndetjen e flladit të bregdetit e mora në portin e Barit-Itali,gjatë udhëtimit jo të këndshëm në një makinë funebre drejt tokës së premtuar me trupin pa jetë të vjehrrës time.Të ndihesh i trishtuar nga një fatkeqësi së cilës asnjë nuk mund ti shmanget,(vdekjes)nuk do të thotë që të ndihesh i fyer nga burokracia e dyfishuar e autoriteteve shtetërore. Indiferenca dhe mungesa e përgjegjësisë si gjithmonë janë tregues negativ në momente të vështira për këdo familjar, i cili përtej kufijve të dhimbjes do të mblidhte grushtet përballë një pritje prej tre ditësh të një mjeku ligjor nga funksionarët e ekipit territorial të higjenës në Breshja(It)…

jetojmë pafundësinë e një pandemie prej së cilës njerëzimi i hutuar,rënkon për fatin e tij të pa shpjeguar,të pa qartësuar,të pa kontrolluar.Gjithmonë e më shpesh një grusht miliarderësh të nisur nga principi “besoi stafit tënd”,në sordin rekrutojnë mercenarë në fushën e zbulimeve dhe kërkimeve për të realizuar ambicjet e tyre imediate siç edhe po ndodh me fatin e popujve.

Sigurisht tema të tilla për ne emigrantët,mbeten pjesë e problemeve më të koklavitura për zgjidhje,ku mungesa e organizimit në raste fatkeqësish natyrore lë për të dëshëruar.. Ndofta dikush mund të na shkruaj për të metat e organizimit në Prishtinë për fatin e të dëshpëruarve e të pa mundurve. Të prekshme ishin në Durrës episodet që dëgjonim nga persona të moshuar në ditët e gjëndjes së jashtëzakonshme të pandemisë.Persona që nuk kishin asnjë mundësi të dilnin për të blerë më të domosdoshmet ushqime për mungesë të hallkave vepruese në administratën shtetërore të qarkut Durrës.”Mënyra e organizimit në bashki jo vetëm që nuk ka funksionuar në shpërndarjen e ndihmave por përkundrazi u vërejtën edhe abuzime me to”. Ishin fjalët e gazetarit të Ora news z.Mark Brunga në një intervistë të shkurtër mendimesh.”Edhe pse tentuam disa herë të telefononim në Bashki,shtoi z Mark.për fat të keq telefoni i tyre nuk funksionoi,ose më saktë, nuk përgjigjej njeri.Tentativat tona si redaksi për ti u gjendur pranë një aktoreje të vjetër,e sëmurë e pa njeri e cila kishte debutuar në filmin e parë artistik shqiptar Tana shkuan bosh.”Dhe kjo aktore ishte zj. Afërdita Behari të cilën e kisha njohur për herë të parë në pallatin e kulturës A.Moisiu.Ishte viti 1968 kur së bashku me trupën e teatrit në një shfaqje,debutuan edhe një grup të rinjsh nga gjimnazi grup këndonte refrenin e një kënge të cilin unë e shoqëroja në mandolinë.Dhe kjo zonjushë në atë kohë ishte në këtë grup.Ndërsa sot,si kjo zonjë e të tjerë pensionistë të vetmuar,lihen në harresë e pa asnjë përkujdesje nga organizmat e mbrojtjes civile si struktura bazë të një shteti në raste fatkeqësish natyrore . .( https://www.oranews.tv/article/e-persekutuar-ne-komunizem-dhe-e-braktisur-ne-demokraci-asnje-ndihme-aferditen).

në Tiranë,më shpjegoi mikja e jonë Adivie Hoxha,poete dhe presidente e shoqatës "Para&Tetraplegjik",në Durrës ;se shërbimi social ishte më i organizuar.Me thirrjen për ndihmë në emër të shoqatës tonë,ata na u përgjigjën në kohë e arritëm të merrnim një sasi të konsiderueshme pakosh me veshje dhe ushqime për anëtarët e pa mundur fizikisht të shoqatës.Edhe pse për shpërndarjen e tyre në mungesë të forcave vullnetare ne të gjitha ndihmat i kemi ndarë vetë ne si invalidë” -Na duhet një natë dimri thotë populli,që të tregojmë anomalitë e një sistemi i cili prej vitesh po pjell spekullatorë në tregëti,mashtrues në politikë,antikushtetues në drejtësi dhe dallkaukë në zgjidhjen e halleve të popullit . Tek populli hyjmë edhe ne si Diasporë të cilëve na u premtuan që do të thjeshtoheshin rreth 5 mijë proçedura në kërkesat për dokumenta .Mirë po çdo vit,jemi nën presionin e administratës Italiane e cila na kërkon çertifikata pensioni,çertifikata pronësie,çertifikata martese,çertifikata lindje,çertifikata pa fajësie e të tjera shkresa pa fund. Të gjitha këto shkresa na marrin kohë,udhëtime e shpenzime që herë herë mund të na rrezikonë edhe punën.Të gjitha mundësitë janë që të shkarkohen nga sitet e komunave apo instuticioneve përkatëse dhe jo të ndjekim një zinxhir hallkash me aplikim në postë,vertetime në lagje,në institutin e sigurimeve për pensionet,tek përkthyesi ligjor,noteri, prefekturë,në zyrën e rregjistrimit të pasurive,në ambasadën Italiane Tiranë,e në Min.e Jashtëme për një vulë.Mirëpo, fatkeqësisht në vendimin e KM.të Rep.së Shqipërisë për “Krijimin e Bazës të të Dhënave Shtetërore të Sistemit Informatik të Integruar (SIPI/IPSIS)”08.04.2020.nuk figurojnë ratifikime të natyrës së dokumentave për emigracionin.

kur do të mësojmë vallë se si duhen bërë gjërat e mira ? Kur do të bëhemi njerëz në këto kohë moderne ku nuk mungojnë shëmbujt pozitiv në Europën e zhvilluar . Kur do të zgjidhet ajo marrëveshje e shumë pritur për unifikimin e pensioneve . Ajo marrëveshje e cila duhet të përfundohej nga specialistët e ty dy palëve,simbas bisedës së K.Ministrit tonë E.Rama dhe homologut të tij italian G.Conte. Ç'farë ka ndryshuar nga takimi i tetorit të vitit 2019 ? Ç'farë ka ndryshuar në lejimin e mësim dhënies së gjuhës shqipe në shkollat fillore të Italisë e përmirësimin e ligjit 482/1999 për të drejtën e gjuhës të pakicave kombëtare ? Ç'farë ka ndryshuar në ligjin për të drejtën e votës së diasporës? Asgjë ! Në vend të djathit na serviret sapuni nga ata që na përfaqësojnë ne si diasporë..Fakti që në ligj nuk ka amendamente për partitë politike në emigracion si edhe vëndet që duhet të ketë në parlament Diaspora Shqiptare,tregon së përsëri na takon të mos votojmë për përfaqësuesit tanë në emigracion por për kastën e vjetër politike .Pastaj është e kotë të qahemi,mbasi tashmë jemi gjithmonë në gjëndje të jashtëzakonëshme,me kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve(Vendim i Këshillit të Ministrave, datë 24 Mars 2020)

kur do të ndihemi të poshtëruar nga mungesa e transparencës për ujrat ,të partive të ndryshme politike të cilat statutet e tyre i kanë të njëjta duke harruar atë më rëndësishmen, fjalën Komb.Kanë harruar të kërkojnë të drejtat e Çamërve,sikurse edhe u njoha me statutin e një partie politike në Emigracion e cila nuk përfshinte çështjen e krahinës tonë të pushtuar e që mbahet peng nga ligji famëkeq i gjëndjes së luftës. (Ligji i luftës me Shqipërinë/ DioGuardi letër Presidentit grek ... ) Tashmë në këtë kohë pandemije jemi edhe të privuar të mblidhemi në grupe për të zhvilluar aktivitetet e natyrave tona humane duke dalë jashtë normalitetit.Inisiativa të shumta në grumbullimin e firmave për peticione të ndryshme nuk gjejnë vëndin e tyre,si nga indiferenca e autoriteteve shtetërore ,por në veçanti edhe nga mungesa e mungesës së pjesëmarrjes në këto peticione sensibilizimi për unifikimin e pensioneve si edhe të gjuhës shqipe .

Duke u gjendur përballë një papërgjegjshmërie shoqërore e shtetërore po shkojmë drejt një katraure të diktuar nga Ata që po luajnë me ardhmërinë tonë.Për ditë e më shumë ne po humbasim traditat e mirë sjelljes në shoqëri e familje,të kulturave që kanë kombet e ndryshme etj.

pandemi e fundit me siguri do të ndryshojë botën si një virus "demokratik"i cili nuk bën dallim infektimi se je i pasur apo i varfër - por sigurisht me efekte që janë larg të drejtave midis anëtarëve të privilegjuar e të pa privilegjuar të shoqërisë. Bllokimi në nivelin ndërkombëtar dhe pezullimi efektiv i veprimtarisë civile dhe tregtare në shumë vende ka pasqyruar funksionimin e sistemeve ekonomike-sociale dhe politike,duke zbuluar themelin e lëkundur të asaj që ne e marrim si të mirëqenë në botën e zhvilluar të globatizimit. Pasojat e kësaj pandemie po sjellin një mori ndryshimesh edhe në sjelljet e individit si në shoqëri,familje e marrëdhëniet në punë.Ndryshime të cilat nuk e dimë se sa do të jenë të qëndrueshme apo sa do të vazhdojë ky bllokim i imponuar në stilin tonë të jetesës së tronditur e cila na bën të ndihemi të vetmuar,të mërzitur,të braktisur ose të shqetësuar si subjekt i shpërqendrimit tonë ndaj atyre që kemi planifikuar e kombinuar në familje,në marrëdhëniet tona të përditëshme shoqërore e në shumë raste të shoqëruara edhe me trauma përçarëse e të dhimbshme.Në të kundërtën,shumë njerëz kanë rizbuluar aktivitete dhe zakone të humbura për shkak të jetës së vrullshme moderne duke shfrytëzuar maksimalisht internetin me komunikimet e ndërsjellta ku jo të gjithë do të mund të nxjerrin përfitime nga ndryshimet në të ardhmen. Është për të ardhur keq që edhe fëmijët tashmë po ç’edukohen e po përftojnë risi të ndryshme në sjellje e komunikim nga vendime që nuk parashikojnë e vlerësojnë formimin e tyre mendor …..ku unë me këtë rast uroj që ;Mëma e jonë natyrë ose Perëndia të na kthejë normalitetin tonë tashmë të cunguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat