Trafiku i drogës: Bosi shqiptar i kafenesë në Londër ekstradohet në Itali

Diaspora

Trafiku i drogës: Bosi shqiptar i kafenesë në Londër ekstradohet në Itali

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Menaxheri i një kafeneje në Londër, Taulant Stoica me origjinë nga Shqipëria, i akuzuar për kontrabandë heroine në të gjithë Evropën si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës, do të ekstradohet në Itali, njoftuan sot mediat britanike.

Taulant Stoica, 34 vjeç, akuzohet për trafik droge nga Hollanda në Itali në periudhën midis dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2016.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me 38 persona të tjerë që ndihmuan në transportimin dhe shpërndarjen e drogës së Klasit A në Itali.

Prokurorët pretendojnë se babai i katër fëmijëve nga Brampton Road në Bexleyheath, Kent, u arratis për në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngriti atje “Roma Milano Café” në rrugën Lea Bridge në Ëalthamstoë, në lindje të Londrës, për të mos u arrestuar.

Por Stoica, e cili doli në bankën e të akuzuarve me një maskë të markës “Louis Vuitton”, pretendoi se me një dokument zyrtar që i ishte dërguar nga avokati  Italian, konfirmonte se urdhri ishte hequr.

Stoica, i liruar më parë me kusht pasi kishte paguar një garanci prej 20,000 paund në Gjykatën e Magjistraturës në  Westminster, ka kërkuar që emri dhe mosha e tij të konfirmohen nga një përkthyes.

Avokatja Louisa Collins tha: “Unë kam marrë një njoftim këtë mëngjes se urdhri i arrestit i BE është tërhequr, një dokument nga avokati italian i z. Stoica" por Amanda Bostock, e qeverisë italiane, tha se prokurorët nuk kishin marrë konfirmim për prishjen e urdhrit.

Duke folur para gjykatësit, zonja Bostock tha: "Zotëri, ne kemi kontaktuar gjyqtaren italiane të ndërlidhjes, por ajo nuk ishte në dijeni të ndonjë mocioni për të tërhequr urdhrin evropian të arrestit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat