Konsulli Kosumi merr pjesë në inaugurimin e Furrës dhe Ëmbëltores “Adria” në St. Pölten

Diaspora

Konsulli Kosumi merr pjesë në inaugurimin e Furrës dhe Ëmbëltores “Adria” në St. Pölten

Nga: Xhevat Shabanaj Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me rastin e ceremonisë së hapjes zyrtare të Furrës "Adria" me pronar Arben Çoçaj në St. Pölten - Austri e Ulët, patem nderin dhe respektin të presim Konsullin e Republikës së Kosovës në Austri, Mag. Isa Kosumi.

Përpos forces emocionale, shtetërore, dashurisë dhe respektit kulmor ndaj mërgates shqiptare në Austri, prezenca e Konsullit, shton vleren, respektin dhe obligimin e këti evenimenti madhor të qytetarëve tanë të cilët ditë e më shumë po ja ndryshojnë kahjen e së kaluarës kur gjenerata e parë dhe dytë e mergimtarëve, parësore kishin punët e krahut!

Konsulli Kosumi vlerësoi lartë këtë zeje të sjellur nga atdheu ku me aq fleksibilitet, profesionalizëm dhe kompetencë, fillojnë të futen dhe njihen produktet e gatimit, ëmbëlsirave dhe ushqimit tradicional edhe në shtetin mik Austri.

Në këtë eveniment promovimi ishte prezent edhe i pari i Komunës St. Pölten, Burgermeister Matias Stadler i cili ishte i fascionuar me pregaditjet, pamjet dhe shijet e produkteve të gatimit të kësaj furre madhështore.

I pari i komunës falënderoi nga zemra Konsullin Kosumi për përkrahjen, prezencen dhe motivimin e bashkëatdhetarve të vet të cilët çdo ditë e më tepër po manifestojnë kulturë, dije dhe promovim vlerash superlative në mërgatë.

Bürgermaister Matias Stadler dhe Asambleistja (Gemeinderätin) Carola Felsenstein, shprehën dëshirën dhe u zotuan që të ftojnë për një vizitë zyrtare Komunën St. Pölten Konsullin Kosumi si dhe duke u ndier shumë falënderues, me lënjen e një përshtypje shumë te mir tek ta.

Shpresoj që gjendja aktualle e Covit - 19 të përmisohet dhe pastaj do te organizojm nje takim zyrtar me Komunë, drejtori dhe disa seksione të SPÖ- së në St. Pölten.

Historiku dhe rrugëtimi suksesiv i Furrës "Adria" në St. Pölten!

Arben Çoçaj dhe Bedri Kajdomçaj erdhen në vitin 2017 në Austri me një Biznes shumë të qëlluar dhe e kerkuar në vend të preferuar Austriak.

Për të hapur një Biznes të tillë kuptohet se duhët pëmbushur disa rregulla, formalitete të cilat vazhduan me shumë se një vit.

Arbeni u mundua maksimalisht dhe me ndihemen e disa bashkatdhetarve më në fund u realizua me 8 Mars 2019 u hap furra e parë në St. Pölten e cila për një kohë shumë të shkurtë u popullarizua dhe merrë një emër të veqantë në qytet ku këta qytetarë austriak tani krenohen me produktet Ballkanike të cilat vetëm në pushime verore mund ti konsumonin.

Produktet e furrës janë shumë me kefalitet të lartë dhe mikpritje Orientale për at respektohet shumë Pronari Arben nga te gjithat Institucionet dhe popullata e St. Pöltenit.

Arbeni pothuaj se rrjedh nga nje famile tradicionale „ HASI“ ku edhe në Kosovë, Prizren dhe Ferizaj, Slloveni, Kroaci ka firma, hotele, Restaurante njihet si profesionalist për gatime tradicionale dhe ëmbëlsira fantastike.

Arbeni tani njifet si një përson i veçantë në shoqërinë shqiptare duke sakrifikuar dhe kontribuar shumë për çlirimin e Kosovës, ushtar dhe veteran i UÇK - së dhe duke e ndihmuar popllin shqiptar kudo dhe kurdo që ishte dhe kërkon nevoja.

Arbeni është i martuar me një Bashkëshorte shumë Bujare nga Mitrivica dhe ka tre femije, Loriki, Lorika dhe Lersa të cilët dallohen si nxënës të shkëlqyer dhe vazhdojnë shkollen akadamike.

Bisnesi dhe angazhimi i Arbenit në Austri është shumëdimenzional, i dobishëm për gjithë popullaten në St. Pölten, si dhe punësimin e mbi 30 përsonave.

Ai tani ka hapur furrën e dytë me gjitha specialitetet kosovare duke i prezentuar, promovuar dhe spjeguar traditat shqiptare në nivelin e lartë fisnik.

Une, Xhevat Shabanaj kisha nderin të njoftohem me Arbenin dhe ja kam afruar ndihmen time si përson zyrtar komunal ku tani jemi të pandarë në Biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat