Shqiptari në Itali dënohet me burg për trafik droge, në kërkim nëna e tij

Diaspora

Shqiptari në Itali dënohet me burg për trafik droge, në kërkim nëna e tij

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite e katër muaj burg dhe një me gjobë 22 mijë euro me vendim të gjykatës së Busto Arsizios, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat bëjnë me dije se shqiptari, Rubin Molla, ndryshe njihej dhe me me nofkën ‘gjiganti’, ishte kontakti i parë me trafikantët e drogës nga Shqipëria, bashkë me nënën e tij.

Molla është një nga nëntë të akuzuarit (nga 15 të hetuar gjithsej) që u gjykuan me gjykim të shkurtuar pas përfundimit të operacionit ‘Boxes’, mbyllur në maj 2020 nga karabinierët e Legnanos me sekuestrimin e 15 kilogramëve kokainë e 330 mijë eurove.

Për tre të pandehur u rrëzuan akuzat, ndërsa pesë të tjerë morën dënime deri në 8 vjet e 8 muaj. Ndërkaq, nëna e Rubin Mollës nuk është gjetur nga autoritetet. Molla u kap nga karabinierët me 6 kile kokainë, ndërsa në kontrollin e kryer më pas në shtëpi iu sekuestruan edhe 105 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat