Kjo është shuma e parave që diaspora dërgoi në Kosovë vitin e kaluar

Diaspora

Kjo është shuma e parave që diaspora dërgoi në Kosovë vitin e kaluar

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021.

Sipas një infografike nga Instituti Gap, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%. Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur  19% e remitancave.

Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve.

Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat