Shqiptari nga Kosova në Itali masakron gruan me thikë dhe pastaj e djeg me acid

Diaspora

Shqiptari nga Kosova në Itali masakron gruan me thikë dhe pastaj e djeg me acid

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 12:11
Policia

Një shqiptar nga Kosova ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre në Itali.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.

37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane.

Banesa ku ka ndodhur ngjarja ishin fqinjët e çiftit ata që ndërhynë pasi dëgjuan britmat e gruas, njoftojnë mediat.

Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët.

Sipas hetuesve, deri tani dyshimet janë ngritur në pistën e xhelozisë, por po hetohet edhe mbi mundësinë e sherrit pas kërkesës së gruas për divorc.

Kosovari rrezikon burg për akuzat e vrasjes në tentativë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat