Ky është llapjani i vrarë në Austri

Diaspora

Ky është llapjani i vrarë në Austri

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Shqiptim Ahmeti

E enjta mbrëma ka qenë fatale për një llapjan që jetonte në Vienë të Austrisë.

Shqiptim Ahmeti ishte duke shëtitur në Vjenë me një shtetase kroate kur dy persona që përshkruhet se ishin me jakne të zeza i janë afruar duke e therur me thikë për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.

Image

Ahmeti ishte 33 vjeçar ndërsa prejardhja e tij ishte nga fshati Shtëdim i Podujevës.

Dyshimet e para flasin se ngjarjen makabre mund ta kenë kryer dy shtetas nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat