Shokuese, babai shqiptar la shtatzënë vajzën e tij me aftësi të kufizuara

Diaspora

Shokuese, babai shqiptar la shtatzënë vajzën e tij me aftësi të kufizuara

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një ngjarje rëndë ka tronditur opinion publik si në Greqi po ashtu edhe në Shqipëri. Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi sepse përdhunonte vajzën e tij 16 vjeçare. Ndalimi i tij nga policia greke erdhi pas kryerjes së testit ADN-së.

Fakti se vajza është person me aftësi të kufizuara e bën edhe më shokues këtë lajm.

Sipas të dhënave të para, publikuar nga mediat lokale, vajza u paraqit të mërkurën në spitalin e Amfissas me dhimbje të tmerrshme. Mjekët konstatuan se ajo sapo kishte dështuar.

U njoftuan autoritetet policore dhe pas marrjes së kampionit për ADN e kryerjes së në laboratorin përkatës në Athinë, rezultoi se ajo ishte lënë shtatzënë nga i ati, që e përdhunonte sistematikisht.

Pas kësaj, i ati i vajzës u gjet në qytezën bregdetare Itea, 13 km nga Amfissa dhe u arrestua.

Lajmit i kanë bërë jehonë edhe mediat e mëdha të Athinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat