Të dielën e lutjeve, me 14 tetor, të dalim faqebardhë!

Diaspora

Të dielën e lutjeve, me 14 tetor, të dalim faqebardhë!

Nga: Maxhun Smajli Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:10
Ing. Deli Balidemaj

Jemi popull i vogël por me potencial të madh. Një popull që rrenjet i kemi në Trojet shqiptare, e degët kanë mbuluar botën. Sipas ligjeve që japin jetë, në Republikën e Bayernit jetojnë rreth 120.000 shqiptarë, në mesin e të cilëve ka edhe shumë emra njohur. Nji ndër ta është edhe Ing. Deli Balidemaj. Emër ky që ka vënë në veprim mergatën shqiptare tash e sa javë. Në zgjedhjet e 14 tetorit 2018, Ztr. Balidemaj, është Kandidat për në Parlamentin e Oberbayernit.

Shoqata, institucione dhe shqiptarë të shumtë, janë angazhuar për të dalë faqebardhë në zgjedhjet e 14 tetorit 2018. Suksesi i Ing. Deli Balidemajt është lidhur ngushtë me interesat e mergimtarëve shqiptarë.

Për drejtuesin e BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, Maxhun Smajlin, “Ing. Deli Balidemaj, është rasti më i mirë për t'iu treguar komuniteteve tjera, se mergata shqiptarë gjithmonë është bashk. Fitorja e Ztr. Balidemajt do ta bëj tëlumtur dhe krenar gjithë mergatën tonë!”

Derisa, kryetari i SHKSH “Salih Çekaj”, Osman Ferizi, thotë: “Të dëshmohemi që edhe ne dimë dhe mundemi. Ztr. Deli Balidemaj do të jetë Ambasadori ynë, i kërkesave tona. Për ju dhe për ne, Ztr. Balidemaj”.

Ndërsa, për drejtorin e AlkoPress, Halil Rrustemin, “Komuniteti shqiptarë, do të ketë përkrahje dhe fuqi më të madhe në qarqet e vendosjes në Krahinën e Oberbayernit të Gjermanisë. Interesat e komunitetit tonë nuk do t'i mbrojë askush më mirë se Kandidati ynë, nr. 10-të, Deli Balidemaj”.

Nuk ka munguar as reagimi i shoqatës Bavarezo-Kosovare. Milaim Krasniqi, kryetar, thotë: “Të tregojmë që shqiptarët janë të gatshëm të japin gjithmonë kontributin e tyre. Duke besuar që ju me të drejtë vote do ta mbështesni kandidatin shqiptare, Ztr. Deli Balidemajn”.

Reagim në përkrahje të Ing. Deli Balidemajt ka ardhur edhe nga drejtuesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”. “ Ju bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë në Krahinën e Oberbayernit, të dalin në votime dhe të votojnë Parinë e të Gjelbërve, Kandidatin nr. 10-të, Deli Balidemajn”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

Reagime kanë ardhur edhe nga shumë bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në Republikën e Bayernit. Për veprimtarin dhe intelektualin, Gani Shala, nga Munihu, “Mergata shqiptare dita- ditës po tregohet gjithnjë e më shumë faktor i rëndësishëm në vendin ku jeton dhe vepron. Shqiptarët janë dëshmuar si mjaft të suksesshëm në punën e tyre profesionale aty ku janë të angazhuar dhe, kanë bërë emër për të mirë. Shqiptarët tanimë nuk janë vetem vrojtues pasiv, por, kanë hyrë edhe aty ku bëhet politika. E, njëri ndër ta është edhe, Ing. Deli Balidemaj, një shqiptarë i suksesshem dhe me potencial të madh. Prandaj, shqiptarët e kanë një rast shumë të mirë për ta treguar veten. Shpresoj që kësaj radhe me ndihmën tonë, do të kemi aty ku duhet njeriun tonë me vlera të pakontestueshme njerëzore dhe kombëtare“, thuhet në reagimin e Ztr. Shalës.

Arif Arifaj, në reagimin e tij, shprehet: “Vëllezër dhe motra, jemi me fat që kemi Kandidatin tonë, Deli Balidemajn, për në Parlamentin e Oberbayernit. Votoni numrin 10-të, Deli Balidemajn.

Dhe, për fund; Të dielën e lutjeve , ta lusim, Zotin: “Të dalim faqebardhë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat