Vdes mësuesi i parë i shkollës shqipe në Skandinavi - Bota Sot
Vdes mësuesi i parë i shkollës shqipe në Skandinavi

Diaspora

Vdes mësuesi i parë i shkollës shqipe në Skandinavi

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:53
Bejgzat Beqiri

Sot në Malmö ju dha  lamtumira e fundit, njërit nga mërgimtarët më të devotshëm të diasporës shqiptare ne Skandinavi Bejzat Beqiri,  i cili ishte drejtuesi i qendres islamike me te madhe ne Europé  si dhe drejtor i shkolles te cilen vete e themeloi. Ai përpos përkushtimit të tij për fe, ai ishte një mesues, humanist dhe bamirës i pajtekalueshëm. Ndihmoi të gjitha aktivitetin e mërgatës shqiptare kudo ku kishte nevojë.

Eshtë për tu theksuar se ai kontribonte me shuma të mëdha parash të gjitha llojet e fondeve që organizonte mërgata shqiptare, por asnjëhere nuk donte që emri i tij të bëhej publik. Bejgzat Beqiri  në Suedi erdhi nga fashti Jablloqishtë komuna e Velesit të Maqedonisë. Është rritur në një familje atdhetare, e cila vazhdimisht kishte ngritur zërin  kundër pabarazisë dhe shtypjen e shqiptarëve.  Duke parë padrejtësitë e shumta, ai në vitin 1962 vendos  të migroi në Suedi duke u bërë kështu njëri ndër emigrantët e parë intelektualë shqiptarë.

Në atë kohë ai sapo kishte kryer shkollën e mesme në Kërçovë, për të vazhduar më vonë në Suedi një varg kursesh për ngritjen e mëtutjeshme profesionale si dhe dy vite studimi pranë shkollës së lartë të Malmës. Meqenëse vinte nga një vend ku mbizotëronin padrejtësitë ndaj shqiptarëve, si dhe duke  i parë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë  të ardhur nga viset e ndryshme te Jugosllavisë (të cilët deri në atë kohë mund të mësonin vetëm në gjuhën serbokroate), që nuk kishin mundësi për të mësuar në gjuhën shqipe, ai në bashkëpunim dhe me përkrahjen e shumë atdhetarëve tjerë, në vitin 1968 u bë mësuesi i parë i gjuhës amtare në shkollën e rregulltë suedeze. Pra, ai ishte i pari që futi gjuhën shqipe në në shkollën suedeze.

Megjithatë, aktivizim i Bejgzatit nuk ndalet vetëm në përhapjen e mësimit të gjuhës amtare për nxënës shqiptarë.Ai, së bashku me bashkëpuntorë shqiptarë, në 1983, themelon e më pastaj inauguron xhaminë e parë dhe më të madhe  jo vetëm në Malmë, por edhe në Skandinavi.  Qëllimi ishte që të mblidhte të gjithë shqiptarët jo vetëm për të kryer ritet e tyre fetare, por që ky vend të shërbejë edhe si pikë takimi dhe njoftimi për bashkatdhetarët. Sot, kjo xhami në kuadër të saj ka shkollën si dhe bibliotekën e pasur me libra të profileve të ndryshme.

Dhe vërtetë, kjo qendër  u ka shërbyer shumë bashkatdhetarëve, sidomos gjatë kohës kur ka pasur zhvillime dramatike si në rastin e luftës së Kosovës, por edhe në shumë ngjarje tjera.  Pikërisht në këtë vend janë mbajtur takime të shumta, janë marrë vendime të mëdha e shpesh janë iniciuar nisma për të ndihmuar atdheun por edhe për të ndihmuar organizatat/organizimet e shqiptarëve në Suedi. Por, këtu zhvillohen edhe shumë aktivitete dhe projekte të përbashkëta shqiptaro-suedeze të cilat për qëllim lehtësimin e integrimit në shoqërinë vendase.

Po ashtu xhamia është e hapur për të gjithë pavarësisht nga sfondi kulturor apo orientimi fetar. Vetëm sa për ilustrim anëtarët e kësaj qendre flasin mbi njëqind e tridhjetë gjuhë. Xhamia është bërë një pikë e përbashkët takimi për njerëzit e kulturave të ndryshme dhe një urë mes tyre dhe kulturës suedeze. Qeverisa sudeze dhe populli sudez e konsideronin z, Bejzat Beqiri si njeri nder personat me me ndikim per intergrimin e te huajve ne gadishullin skandinav. Vlen te potencohet se ne ceremonin mortore nuk mori pjese asnje pjestar qeveritar nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia duke ditur kontributin qe dha per kombin ky humanist i madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test