Shoqata ”Papa Klementi XI Albani” Suedi, me telegram ngushëllimi për Latën - Bota Sot
Shoqata ”Papa Klementi XI Albani” Suedi, me telegram ngushëllimi për Latën

Diaspora

Shoqata ”Papa Klementi XI Albani” Suedi, me telegram ngushëllimi për Latën

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:10
Ruzhdi Lata

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mori një lajm të dhimbshëm për shuarjen e jetës së Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Shoqata e çmon lartë punën dhe veprimtarinë e Kryetarit Ruxhdi Lata tani më të ndjerë dhe bashkëpunimin e ngrohtë e miqësor që kemi pasur me te.

Ky lajm ka pikëlluar pa masë anëtarësinë dhen kryesinë e Shoqatës sëe Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

Ishte një veprimtar i devotshëm, besimtar i thellë, por, mbi të gjitha shërbëtor i kombit shqiptar dhe i të gjithë qytetarëve të Dibrës heroike.  

Ndaj, përmes këtij

TELEGRAMI NGUSHËLLIMI

Familjarëve e farefisit, të Ruzhdi Latës, qytetarëve të Dibrës, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllime të sinqerta për humbjen e këtij burri të Madh.

Shpirti i tij u prehtë përjetësisht në parajsë!

Qoftë i përjetshëm edhe kujtimi për te.

Për ShShASh "Papa Klementi XI Albani", Suedi

Kryetari,

Hysen Ibrahimi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test