Humbni kilogramë me dietën e natës - Bota Sot
Humbni kilogramë me dietën e natës

Dieta

Humbni kilogramë me dietën e natës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 00:58
Ilustrim

Dieta e re premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.

Dietën e natës e ka sajuar dr. Caroline Apovian, e cila në njërin prej spitaleve më të mira të Amerikës, në Qendrën Mjekësore të Bostoni, ka ndihmuar mijëra njerëz që ta arrijnë peshën ideale.

Ajo thotë që pacientët e saj zakonisht humbin tre kilogramë çdo javë, pa sulme të urisë, ndërsa një prej atyre tre kilogramëve humb natën në ditën kur agjërohet.

Dr. Apovian tashmë për 30 vjet është duke e përsosur këtë dietë, për të cilën është e rëndësishme që është e sajuar që në mënyrë të veçantë t’i mbrojë muskujt që të mos harxhohen kur reduktohet sasia e ushqimit që e konsumoni.

Dieta ndahet në dy pjesë. Çdo javë, një ditë bëni pauzë të plotë sa i përket ushqimit dhe mund t’i konsumoni vetëm tri lëngje të dendura të pemëve ose perimeve të pasura me materie ushqyese.

Pas kësaj dite zakonisht humb një kilogram dhe shpejtohet djegia e dhjamit. Plani është që ta keni një ditë në javë pa ushqim derisa të arrihet pesha e detyruar.

Rregullat e gjashtë ditëve tjera:

1. Për çdo ditë plotësojini nevojat ditore për proteina dhe kurrë mos konsumoni më pak se aq në ditë.

Për femrat e gjata:

– deri në 165 cm nevojiten 350g proteina në ditë
– deri në  1,70 cm nevojiten 375g proteina në ditë
– deri në  1,75 cm 400g proteina në ditë
– deri në  1,80 cm 425g proteina në ditë

2. Hani pemë sa të dëshironi
3. Hani perime siç janë brokoli, qepa, karota, lulelakra, lakra, speci dhe spinaqi
4. Konsumoni dy porcione nga 240 ml qumësht ose djathë me pak ose aspak yndyrë
5. Mund të konsumoni dy ose tri porcione të produkteve të drithërave integrale.
6. Mund të konsumoni 100 g perime si patatja, kungulli, fasulja, bizelja ose lentet.
7. Sa u përket yndyrave, mund të konsumoni nga një lugë të vogël me vaj ulliri, majonezë me përqindje të ulët të yndyrës, pemë me lëvozhga ose fara në ditë.
8. Pini tetë gota ujë në ditë. Mund të pini kafe dhe çaj ose pije dietale, por në to nuk llogaritet konsumimi ditor i ujit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...