Në vetëm një javë, thojini lamtumirë kileve të tepërta përgjithmonë - Bota Sot
Në vetëm një javë, thojini lamtumirë kileve të tepërta përgjithmonë

Dieta

Në vetëm një javë, thojini lamtumirë kileve të tepërta përgjithmonë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 06:41
Ilustrim

Jemi në prag të verës, prandaj është koha për rehabilitimin e trupit dhe kileve të marra gjatë këtyre muajve të fundit, në vetëm një javë.

Dieta, në raste emergjente, kur shtojmë shumë në peshë është efikase por shpeshherë ajo është bërë shkak edhe e çrregullimeve në organizëm.

E vërteta dhe ajo që vlen për t’u theksuar është që nuk duhet të harrojmë kurrsesi ushtrimet fizike, palestrën ose vrapin në natyrë.

Për ata që nuk kanë kohë për dy të parat, ka një zgjidhje. Jorge Kruz, një nga gjimnastët më me zë në Amerikë këshillon në librin e tij “8 minuta në mëngjes” se vetëm me 8 minuta para se të dilni nga shtëpia dhe me një program të zgjedhur dietologjik, është mëse e mjaftueshme për të humbur kilogramët e tepërt thjesht dhe përgjithmonë.

E Hënë

Mëngjesi: Një kos të thjeshtë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Dy feta ananas

Dreka: Mish pule i pjekur, pa lëkurë, 200 gramë spinaq, sipas dëshirës.

Pasdite: Një petë energjike (janë ushqime proteinike në formën e çokollatës, me drithëra, me çokollatë të zezë dhe me shije të ndryshme, si: mjaltë, qershi, luleshtrydhe, etj.)

Darka: Peshk të llojit që dëshironi, me sallatë dhe avokado.

E martë

Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Një petë energjike

Dreka: Dy vezë dhe sallatë sipas dëshirës

Pasdite: Një gotë lëng portokalli

Darka: Mish viçi, 200 gramë, plus zarzavate

E mërkurë

Mëngjesi: Kos, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Një fetë shalqi

Drekë: Zarzavate 60 gramë, si dhe sallatë jeshile

Pasdite: Petë energjike

Darka: Levrek (sasia sipas dëshirës) me kungull të njomë të pjekur në skarë.

E enjte

Mëngjesi: 40 gramë drithëra integrale, çaj jeshil ose kafe

Paradite: Një petë energjike

Drekë: Salmon në skarë me sallatë jeshile dhe misër

Pasdite: Dy feta ananas

Darka: Djathë i bardhë, 100 gramë, dhe brokoli sipas dëshirës

E premte

Mëngjesi: Drithëra integrale, 40 gramë, çaj jeshil ose kafe

Paradite: Lëng portokalli, përzier me lëng limoni apo qitroje sipas dëshirës

Dreka: Makarona integrale me kimë rrepash, 50 gramë, dhe kopër, 100 gramë

Pasdite: Një petë energjike

Darka: Ton i freskët, 120 gramë, sallatë jeshile dhe selino

E shtunë

Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, shoqëruar me kafe ose çaj jeshil

Paradite: Një petë energjike

Drekë: Mish pule, gjeli ose lepuri, 200 gramë, shoqëruar me sallatë jeshile

Pasdite: Shalqi

Darka: Peshk 250 gramë, speca dhe kopër

E dielë

Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Dy feta ananas

Dreka: Salmon në skarë 200 gramë, sallatë sipas dëshirës dhe avokado

Pasdite: Një petë energjike

Darka: Mish gjeli 200 gramë, sallatë jeshile me selino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...