8 planet më të ‘çmendura’ të dietave që Beyonce ka ndjekur gjatë jetës së saj - Bota Sot
8 planet më të ‘çmendura’ të dietave që Beyonce ka ndjekur gjatë jetës së saj

Dieta

8 planet më të ‘çmendura’ të dietave që Beyonce ka ndjekur gjatë jetës së saj

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:02
Ilustrim

Beyonce gjithnjë duket perfekte. Pak rëndësi ka nëse është duke performuar në skenë me printe leopardi, steçe me xixa, duke pozuar me bikini apo duke parakaluar në tapetin e kuq ajo duket gjithnjë e mrekullueshme dhe madje shumë femra në botrë e kanë zili për fizikun e saj. Gjithsesi Beyonce është e para që ka treguar se që të mbajë një fizik të tillë nuk është e lehtë. Ajo ka pranuar vazhdimisht nëpër intervista se nuk është e dobët dhe duhet të punojë fort që të mbajë trupin në formë. Të mbash forma trupore si të sajat do shumë punë.

Vakti i preferuar

Beyonce i lejon vetes që një ditë në javë të hajë çfarë të dojë.

Dieta ditore

Dieta ditore e Beyonce përmban vezë të rrahura ose një smoothie perimesh për mëngjes dhe peshk me perime të gatuara në avull për drekë dhe darkë.

Sasia e ujit që Beyonce konsumon në ditë

Beyoncë konsumon 3.7 litra ujë në ditë me limon. Ajo thotë se kjo sasi uji është sasia që e ndihmon atë të jetë e hidratuar dhe të freskojë mendjen dhe trupin.

Rutina e aktivitetit fizik

Beyonce kryen një aktivitet fizik javor prej 70 orësh. Po po 70 orë në javë. 5 ditë në javë ajo trajnohet me një trajner personal duke ngritur pesha, duke vrapuar dhe duke bërë cardio. Një herë në javë merret me joga dhe pjesën tjetër e kalon duke bërë prova për koreografinë e saj.

Dieta me shurupin e panjës

Kjo është ndoshta dieta më e përfoluar e këtyre viteve të fundit. Lajmërimi I Beyonce se ajo humbi plot 12 kilogram në më pak se dy javë na bëri të gjithëve të pyesnim veten se si. Përgjigjja ishte dieta e shurupit të panjës. Kjo dietë konsiston në eliminimin e ushqimit dhe pijes duke pir ënjë limonatë të thartë të bërë me limon, shurup panje dhe piper. Pijeni këtë për nëtë ditë që të keni një figurë si Beyonce.

Proteinat pas shtatzënisë

Pas lindjes së Blue Ivy Carter në 2012-ën Beyonce ishte e dëshpëruar që të rifitonte trupin e mëparshëm sa më shpejt të ishte e mundur. Zgjidhja e saj ishte një dietë e pasur në proteina dhe shumë aktivitet fizik. Mëngjesi përmbante vezë të rrahura, dreka mish gjel deti dhe darka përfshin peshk me spec jeshil djegës dhe wasabi.

Dreka me domate dhe kastravec

Dieta e parë e ‘çmendur’ e Beyonce u zbulua në ditët kur ajo ishte ende pjesë e Destiny’s Child. Për drekë ajo hante vetëm 6 feta domate dhe 4 feta kastravec.

Sfida vegane 22 ditore

Nëse Queen B dëshiron të humbasë peshë ajo ndjek një dietë vegane strikte për 22 ditë me rradhë. Duhen rreth 21 ditë që të ndryshosh zakonin e të ngrënit prandaj 22 ditë duke u ushqyer si vegan është kohë mëse e mjaftueshme për të ndyshuar zakonin e të ngrënit. Fiksimi I saj me taktikat e humbjes në peshë është ajo çka e çoi atë në lançimin e “22 Days Nutrition” shërbimi I saj I ushqimit vegan bashkë me trajnerin e saj Marko Borges.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...