Basha nga Durrësi: Dako shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë - Bota Sot
Basha nga Durrësi: Dako shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë

Durrësi

Basha nga Durrësi: Dako shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Lulzim Basha

Gjatë vizitës së tij ditën e sotme në qytetin e Durrësit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se kryetari i Bashkisë Vangjush Dako është shndërruar në “shëmbëlltyrën e regjimit që sundon sot Shqipërinë”.

Sipas kreut të PD-së Dako është “simboli i betonimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.

“Axhenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Ne si PD jemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e rimëkëmbjes së shpresës dhe besimit tek kapacitetet e vendit. Këtë e shohim tek çmontimi i rreziqeve kryesore të kapjes nga krimi, shkatërrimi i rrjetit oligarko-kriminal që ka kapur vendimmarrjen në nivel qëndror dhe lokal”, tha Basha.

“Vangjush Dako është kryebashkiaku i votave të vjedhura, autori i vjedhjes së votave të 2017-s, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...