U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga' - Bota Sot
U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'

Durrësi

U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Foto Ilustrim

Gjykata e Durrësit lë në burg tre nga katër të arrestuarit nën operacionin “Vollga” ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.

Operaiconi u finalizua në hryje të Tiranës pranë rreth rrotullimit të Saukut pasi uniformat blu ndërhynë pas dyshimit për një dekonspirim.

Në pranga ranë Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmi Uka, Alban Raita, ndërsa u sekuestruan së bashku me 5.2 kg heroinë edhe një sasi e konsiderueshme para cash në valutë dhe lek shqiptare si dhe 5 telefona celularë.

I vetmi që është lënë me masën detyrim paraqitje në këtë operacion është Alban Ratja i cili është ndaluar në banesë dhe jo në kushtet e flagracës, ndërsa tre të tjerët gjykata e Durrësit i la në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...