Dëmtohen serat në Durrës, probleme nga rrëshqitja e dheut në rrugën Kukës-Shishtavec - Bota Sot
Dëmtohen serat në Durrës, probleme nga rrëshqitja e dheut në rrugën Kukës-Shishtavec

Durrësi

Dëmtohen serat në Durrës, probleme nga rrëshqitja e dheut në rrugën Kukës-Shishtavec

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:41
Ilustrim

Moti i keq ka shkatuar dëmë në zona të ndryshme të vendit përgjatë mbrëmjes së djeshme. Stuhitë e forta të erës kanë shkatuar dëmtime në tre sera xhami në zonën e Durrësit.

Report Tv mëson se nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëme në njerëz pasi tabakët e xhamit janë zhvendosur jashtë serës, ndërkohë që dëmet financiare janë të mëdha.

Ndërkohë që probleme nga moti i keq janë shfaqur edhe në aksin rrugor Kukës-Shishtavec. Një rrëshqitje dheu në këtë aks rrugor ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Rreziku nga kjo situatë vahzdon të jetë prezent për shkak se në këtë aks rrugor mungojnë rrjetat e telit mbrojtëse nga rënia e gurëve, ndaj kalimi në këtë rrugë paraqitet me rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...