Dështon plani për të grabitur karburantin - Bota Sot
Dështon plani për të grabitur karburantin

Durrësi

Dështon plani për të grabitur karburantin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:14
Këto sende dyshohet se do të përdoreshin për grabitjen e një pike karburanti

Një grabitje e armatosur është parandaluar nga forcat e policisë në Durrës, teksa një i dyshuar është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Uniformat blu të qytetit bregdetar kishin marrë informacion se po planifikohej grabitje dhe organizuan aksionin e koduar “Ndjekja”, ku u arrestuar 26-vjeçari me iniciale J.M. nga Xhafzotaj.

Atij iu gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre celularë dhe një thikë. Këto sende dyshohet se do të përdoreshin për grabitjen e një pike karburanti.

Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të autorit, Xh.M. 22 vjeç banues në Delvinë dhe A.C. 21 vjeç banues në Tiranë.

Image

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...