Anës detit, por pa ujë! Remonti nga OST le “thatë” durrsakët - Bota Sot
Anës detit, por pa ujë! Remonti nga OST le “thatë” durrsakët

Durrësi

Anës detit, por pa ujë! Remonti nga OST le “thatë” durrsakët

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur këtë javë me një mungesë nga më thelbësoret për jetën e tyre, atë të ujit të pijshëm.

Shkak është bërë një remont i planifikuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike, duke sjellë në këtë mënyrë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e bregdetit nga ora 8 e mëngjesit deri në 17 të pasdites.

OST-ja njofton se ka stakuar energjinë, me të cilën furnizohej stacioni kryesor i pompave.

Për pasojë Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit njofton abonentët që të marrin masa me ç’të munden, pasi furnizimi me ujë të pijshëm do të ketë çrregullime, deri në ndërprerje totale për sot dhe ditën e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...