Arrestohet pas një viti 62 vjeçari që kishte goditur kunatën me sopatë - Bota Sot
Arrestohet pas një viti 62 vjeçari që kishte goditur kunatën me sopatë

Durrësi

Arrestohet pas një viti 62 vjeçari që kishte goditur kunatën me sopatë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:30
ilustrim

Arrestohet nga policia një 62-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.

Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi :

Medi Koleci 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës,në bashkëpunim me dy djemtë e tij ka goditur me mjete të forta (sopatë), kunatën e tij, shtetasen Q.K., duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...