Rama: Inertet në Durrës të pastrohen para Krishtlindjeve me kontribut nga kompanitë e ndërtimit

Durrësi

Rama: Inertet në Durrës të pastrohen para Krishtlindjeve me kontribut nga kompanitë e ndërtimit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:37
Edi Rama

"Para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës. Po sot të gjitha kompanitë e ndërtimit duhet të thirren dhe t'u kërkohet kontribut, sikur pastruam Lanën dikur, duke u kërkuar solidaritet. Të heqim inerteve që janë burim mërzie, të cohen në fushën e mbetjeve në Porto Romano. Të përgatisin një akt me sekretarin e përgjithshëm për të filluar transformimin e fushës së plotë të mbetjeve te Porto Romano, të kthehet në park të madh. Buxheti i programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të vencatë. Njerëzve që kanë humbur banesat t'u sigurojmë një banesë më të mirë dhe qytetit të goditur rëndë ti sigurojmë një gjendje fizike më të mirë se ajo që kishte. Tirana dhe Durrësi duhet të nxricohen për Vitin e Ri si gjithë të tjerat, të kthehet jeta dhe atmosfera e vitit të ri duhet të jetë edhe më e bukur sesa ka qenë në vitet e tjera" tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat