Ferdinand Xhaferi: Nëse nuk ke mik në bashki, nuk mund të strehohesh

Durrësi

Ferdinand Xhaferi: Nëse nuk ke mik në bashki, nuk mund të strehohesh

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:13
Ferdinand Xhaferi

Qytetarët thonë që shtëpitë u kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk po gjejnë një strehë për të futur kokën.

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferi kërkon përshpejtim të hetimeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve që me cilësinë e dobët të punimeve shkaktuan dhjetëra viktima.

Duke i bërë një rezyme situatës post-termet, Xhaferi tha se qytetarët e Durrësit nuk po trajtohen si duhet nga pushteti lokal dhe ai qendror. Nëse nuk ke mik në bashki, nuk mund të strehohesh tha Xhaferi.

Dy javë pas tërmetit, në Durrës ka ende qytetarë që nuk kanë zgjidhur situatën e strehimit. Shumë qytetarë vazhdojnë e flenë nëpër makina, pasi shtëpitë e tyre janë shpallur të pabanueshme, por edhe nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje strehimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat