Shëtitje buzë detit/ Edhe pse zonë e kuqe, në Durrës dyndje në bregdet - Bota Sot
Shëtitje buzë detit/ Edhe pse zonë e kuqe, në Durrës dyndje në bregdet

Durrësi

Shëtitje buzë detit/ Edhe pse zonë e kuqe, në Durrës dyndje në bregdet

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:39
Durrës

Durrësi vazhdon të mbetet në hartën e zonave të kuqe, po kjo nuk i ka penguar aspak qytetarët që të dynden në bregdet për të  fundjavën plot diell.

Nuk janë vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, po grupmosha të ndryshme që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar orët e liridaljes.

Qytetarët e kanë shfrytëzuar ditën edhe për të bërë plazh, po dhe për një kafe të shpejtë në lokalet e shumta të cilat nuk e kanë pasur të qartë nëse duhej të ofronin shërbim këtë fundjavë.

Si operatorët turistikë në bregdet ashtu dhe qytetarët janë në pritje të njoftimit për fillimin e sezonit veror për të shijuar plazhin pa kufizime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat