Durrës, investimi në rrjet, OST më 7 korrik stakon furnizimin e energjisë elektrike për disa zona - Bota Sot
Durrës, investimi në rrjet, OST më 7 korrik stakon furnizimin e energjisë elektrike për disa zona

Durrësi

Durrës, investimi në rrjet, OST më 7 korrik stakon furnizimin e energjisë elektrike për disa zona

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Për shkak të investimit të rrjet, OST lajmëron se disa zona në Durrës do të mbeten pa energji elektrike në datën 7 korrik.

Remonti do të kryhet në intervalin kohor 06:00-14:00 dhe pa energji do të mbeten këto zona në Shijak e Durrës:

Shijak, Breg Lumi,  Ferme Sukth,, "4 Rrugët", bizneset gjate autostradës Maminas - Shijak,  Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”

“Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj  në SCADA në NST Rrashbull. Këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve. Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST.” – thuhet një njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat